Panorama Sport (Albania)

Fitorja e 100-të, Lëv: Më e bukura

-

Fitorja e kombëtares gjermane ndaj asaj të Kamerunit për Kupën e Konfederat­ave me rezultatin 32, përveçse u ka siguruar fazën gjysmëfina­le gjermanëve, ka nënkuptuar edhe diçka tejet të veçantë për trajnerin e kombëtares, Joakim Lëv. Kjo ka qenë ndeshja e 150-të e tij me kombëtaren duke shënuar kështu edhe fitoren e 100-të. Gjatë këtyre 150 sfidave nën menaxhimin e Lëv, kombëtarja gjermane ka pësuar 23 humbje dhe 27 barazime. Trajneri gjerman mori përsipër trajnimin e kombëtares në vitin 2006 pas Jurgen Klinsman duke u bërë kështu trajneri më i suksesshëm i kombëtares gjermane në historinë e saj. Gjithashtu kombëtarja ka shijuar edhe ndeshjen e saj të trembëdhje­të pa asnjë humbje duke fituar të gjitha sfidat e mëparshme. Disfata e fundit e Joakim Lëv ka qenë ajo e Marsejës ku Franca ka mundur të triumfojë me rezultatin 2-0 në gjysmëfina­len e kampionati­t europian në 2016. Fitorja 31 ndaj Kamerunit ishte ndeshja e 930- të në historinë e kombëtares gjermane. Që prej humbjes 53 ndaj Zvicrës në 5 prill të vitit 1908, gjermanët kanë shënuar 543 fitore, 187 barazime dhe 199 humbje me rreth 2091 gola në favor. Në përfundim të ndeshjes ndaj Kamerunit, trajneri gjerman tha: "Së bashku me skuadrën duhet të ulemi e të fokusohemi në pjesën e parë të lojës. Kundërshta­rët tanë kanë patur shpesh mundësinë për të vënë në rrezik skuadrën tonë, por pas pushimit të pjesës së parë çdo gjë ndryshoi duke marrë një tjetër rrjedhë, duke kontrollua­r lojën në pjesën më të madhe të saj. Në pushimin e pjesës së parë, u kujtova lojtarëve aftësitë tona të ndeshjeve të kaluara. Është e pabesueshm­e që arritëm në gjysmëfina­len e Kupës së Konfederat­ave me një skuadër të rinjsh. Kam vendosur gjithashtu se Ter Shtegen do vazhdojë të jetë portieri i kombëtares deri në fundin e këtij kompeticio­ni. Kjo fitore e 100-të më ka shijuar më shumë se çdo fitore tjetër me kombëtaren gjermane, ndaj dua të falënderoj lojtarët që e bënë diçka të tillë realitet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania