Panorama Sport (Albania)

70 mln € për 4 lojtarë, por tani duhet një "Verrati"

-

ampionët gjermanë të Bajernit kanë kërkuar shpesh të luajnë me yje të reja gjatë sezonit të radhës, por gjithmonë me pak shpenzime. Duke u kthyer në vitin 2013, Reali i Madridit bleu Gareth Bejl për 100 milionë euro duke kërcënuar bindshëm merkaton e atij viti. Sa u përket bavarezëve, ata shpenzuan rreth 40 milionë euro për blerjen e Havi Martinez duke e shndërruar në blerjen më të shtrenjtë në Bundesligë asokohe. Problemi qëndron se kohët kanë ndryshuar tashmë. Për Realin e Madridit, fitorja e radhës në Champions, do t'u sigurojë atyre një lojtar të rangut botëror dhe ky pritet të jetë Kilian Mbape, talenti më në zë i këtij viti, i cili kërkon 130 milionë euro për kartonin e tij. Për bavarezët, një prej synimeve në merkaton e kësaj vere ishte Marko Verrati nga skuadra franceze e PSG- së. Por për të, sheikët e klubit kanë vendosur vlerën prej 100 milionë eurosh dhe sikurse Kalr Hopfner ka thënë dikur: "Paratë shënojnë golat". Ndaj për kampionët gjermanë, shifra e italianit nuk është aspak e pranueshme, jo sepse ata nuk mund ta përballojn­ë, por pas kufizimeve të vendosura nga "fair play", ata nuk duan të shpenzojnë shuma kaq të mëdha për lojtarë të këtij rangu. Një prej synimeve të tyre tashmë është Janik Karrasko, ku sipas francezes "L'Equipe", bavarezët kanë ofruar rreth 50 milionë euro për kartonin e tij. Ende nuk dihet nëse ka pasur kontakte lidhur me këtë marrëveshj­e, por problemi qëndron se spanjollët e Atletikos së Madridit mund të mos e lejojnë Karraskon t'u rrëshqasë prej duarve. Ndaj nuk mbetet rrugëzgjid­hje tjetër veçse ato të lojtarëve 100-milionësh, një na të cilët është edhe Aleksis Sançez, një prej synimeve kryesore të Bajernit, i cili u ka kërkuar atyre një pagë sezonale prej 25 milionë eurosh. Deri më tani, klubi gjerman ka investuar rreth 70 milionë euro në merkaton e kësaj vere, por ndryshe nga lojtarët 100-milionësh, ata kanë arritur marrëveshj­en me katër lojtarë: Syle, Gnabri, Rudi dhe Toliso. Megjithatë, çdo gjë pritet nga kampionët gjermanë, pasi edhe vetë krerët deklaruan se sezoni i merkatos nuk është mbyllur ende, duke lënë të kuptohet se diçka tjetër po vjen në skuadër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania