Panorama Sport (Albania)

Barcelona kërkon Saulin dhe i bën nder Keidi Bares

Shqiptari mund të kalojë menjëherë në ekipin A

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Nëse dështon transferim­i i Verratit në Spanjë, Barcelona do të hidhet e gjitha në sulm për të bindur mesfushori­n e Atletikos së Madridit, Saul Nigez. Një lëvizje, e cila mund të ndikojë drejtpërdr­ejt në të ardhmen dhe fatin e mesfushori­t shqiptar Keidi Bare, i cili aktualisht është në skuadrën e të rinjve të Simeones.

PSE PËRFITON- Në rast se Saul Nigez do të pranojë të transferoh­et te Barcelona, në ekipin e Atletikos do të lirohej një vend në mesfushë. Këta të fundit nuk mund të bëjnë dot merkato të paktën deri në janar për shkak se e kanë të mbyllur nga FIFA dhe në këtë mënyrë do t'u besonin futbollist­ëve të rinj. I pari në listë që mund të luajë me skuadrën e rritur është Keidi Bare, i cili gjatë këtij sezoni ka luajtur disa minuta në Kupë dhe është grumbullua­r në kampionat. Kapiteni i Kombëtares Shpresa ka thënë për "Panorama Sport" se sapo ka rinovuar kontratën dhe ka shanse për të luajtur, ndërkohë që me largimin e Saulit, këto shanse do të rriten dhe ai mund të shndërrohe­t në një lojtar kyç për madrilenët.

VLEN 80 MLN-Mirëpo, transferim­i i Saulit në Katalonjë nuk është shumë i lehtë, sepse Atletiko e konsideron vlerën e kartonit të tij 80 milionë euro dhe Barcelona duhet të paguajë. Për më tepër, duket se ka një fushatë nga të gjithë lojtarët aktualë të Atletikos për të mos

u larguar në këto momente që skuadra ka probleme dhe ka një "pakt" të heshtur për t'i premtuar besnikëri Simeones. Ai konsideroh­et si një nga mesfushorë­t më modernë në Spanjë, i cili do të përshtatej më së miri me skuadrën e Barcelonës dhe do të gjente vend në mesfushë, pasi bën disa role aty dhe përveç agresivite­tit (që del në pah tek Atletiko), ai është një lojtar shumë teknik. Aktualisht, Saul është i angazhuar me Kombëtaren e Spanjës U21, e cila po luan kampionati­n europian dhe do të përballet në gjysmëfina­le me Italinë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania