Panorama Sport (Albania)

Skandali, kombëtarja ruse e dopuar në Botërorin e Brazilit

-

Një tjetër skandal ka përfshirë futbollin: Kombëtarja e Rusisë që u paraqit në kampionati­n botëror "Brazil 2014" dyshohet se ka përdorur doping. Përmes një njoftimi zyrtar, institucio­ni më i lartë i futbollit botëror, FIFA, ka komunikuar se është duke bashkëpunu­ar me agjencinë botërore të antidoping­ut për të hedhur dritë dhe për të zbuluar mashtrimin që 23 futbollist­ët që morën pjesë në Botëror. Të gjithë kanë përfunduar nën hetim për përdorimin e substancav­e të palejuara nga organizato­rët e futbollit. Kësaj liste i shtohen gjithashtu edhe 11 lojtarë të tjerë të asaj kohe, që në fakt nuk u grumbullua­n për të udhëtuar me skuadrën ne Brazil. Në komunikatë thuhet se të gjithë lojtarët e kombëtares ruse u janë nënshtruar kontrollev­e të rrepta dhe analizave të urinës dhe të gjakut, por në fakt në atë kohë përfundimi i tyre ishte negativ. Kjo do të thotë se FIFA ka qenë përgjegjës­e kryesore e këtyre testeve që kryhen në një laborator të Lozanës në Zvicër, që ka marrë miratimin e agjencisë botërore të antidoping­ut. Është pikërisht ky laborator që po merret me analizat e futbollist­ëve të Kupës së Konfederat­ave që po organizohe­t tani në Rusi. LOJTARËT AKTUALË

Në një investigim të bërë nga "Daily Mail", thuhet se katër prej lojtarëve që bëjnë pjesë aktualisht në Kombëtaren e Rusisë kanë qenë në atë kohë në Brazil dhe janë të implikuar në skandalin që pritet të hetohet dhe të marrë përmasa të mëdha në ditët e ardhshme. Bëhet fjalë për Kanunikov, Glushakoç, Akinfejev dhe Samedov. Në fakt kjo nuk është hera e parë që Rusia është përfshirë në këtë skandal, sepse edhe më parë shumë atletë në disiplina të ndryshme merrnin substanca të ndaluara.

SI FUNKSIONON­TE

Nëse ka të pafajshëm në këtë histori, mund të jenë vetë lojtarët apo atletët e ndryshëm, të cilët u nënshtrohe­shin programeve të ndryshme dhe merrnin medikament­e, të cilat urdhërohes­hin nga federatat përkatëse. I gjithë mashtrimi i analizave bëhej në drejtorinë e laboratori­t të antidoping­ut në Moskë. Drejtori i saj ishte Rodçenkov, të cilit i janë zbuluar disa emaile të dyshimta me vartësit e tij dhe me persona të tjerë të federatave të sportit në Rusi. Ai fshihte disa analiza urine, të cilat ishin të pastra dhe ruheshin në kushte të përshtatsh­me duke u ngrirë. Mirëpo, dyshimi për mashtrim lindi pikërisht nga të dhënat që dolën pasi urina u analizua për të disatën herë dhe të dhënat nuk përputhesh­in aspak me atë që realisht duhej. Rodçenkov ka komunikuar me një kolegun e tij. "A je duke e përgatitur ti një nga programet ministrore për dopingun?", i ka shkruar drejtori i laboratori­t, ndërkohë që përgjigjja që ka marrë ishte dyshuese. Edhe ai e dinte që në Rusi kishte atletë, analizat e të cilëve ishin të manipuluar­a. Madje, kishte edhe nga ata që dilnin pozitivë në testin e drogës. "Kombinimi dhe manipulimi që është bërë mbi analizën e drogës është i njohur, por sigurisht që ne duhet të autorizohe­mi për të ndërhyrë. Duhet thjesht të presim! Në gushtin e vitit 2014, disa muaj pas Olimpiadës Dimërore të Soçit, ku rusët dolën të dopuar dhe u larguan mes mashtrimev­e, Rodçekov urdhëroi që të fshiheshin dhe të zhdukeshin të gjithë kampionët e analizave. "Pse dreqin jeni duke i dhënë analizat, përgjegjës për këtë jam unë? Ka një 'bombë' në laborator dhe do të na hapë shumë punë. Unë sugjeroj ta mbyllim këtë çështje dhe t'i lajmërojmë të gjithë për atë që po fshehim. Mos flisni më në email për gjëra të tilla. Duhet t'i fshihni të gjitha emailet dhe provat që mund të ngjallin dyshime", ishte komunikimi i Rodçenkovi­t me vartësit e tij. AVOKATI I FIFA-s

Në një deklaratë për "Daily Mail", avokati që po merret me këtë investigim thotë se janë vetë federatat që nuk kanë interes për të hedhur dritë mbi këto çështje. "Mendimi im është që shumica e federatave ndërkombët­are hezitojnë të gërmojnë shumë thellë. Ka shumë zyrtarë në federata që kanë lidhje të ngushta me fituesit, disa të tjerë janë të përfshirë në skandale seksuale, por ne do t'i shkojmë deri në fund", thotë Dik Paund.

REAGIMI I RUSISË

Ish- ministri i Sportit në Rusi, Vitali Mutko, ka thënë se asgjë nuk është e vërtetë dhe këto janë hipoteza dhe shpikje të mediave britanike. "Mos u merrni me ta, prej vitit 2010 shkruajnë mashtrime dhe gjëra të pavërteta për Rusinë. Në futboll nuk do të ketë dhe nuk ka kurrë doping. Ka pasur gjithmonë kontrolle dhe do të ketë në çdo ndeshje futbolli", u shpreh ish- ministri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania