Panorama Sport (Albania)

Eliminohet Shqipëria, kuqezinjtë në lot

Husaj, më i mirë për tanët, 20 pikë të shënuara

- OLGERT SERANI

Shuhet ëndrra kuqezi e volejbolli­t të mesh kujve për t'u kualifikua­r për në fazën finale të Ligës së Europës. Shqipëria e drejtuar nga trajneri Jani Melka ka "djegur" edhe "match point"-i i fundit që i katapulton­te për në turin tjetër, historik nëse do të realizohej. Kombëtarja u mposht dje 2-3 në mbrëmje nga Maqedonia, në ndeshjen e fundit të Grupit A, takim i vlefshëm për Ligën e Europës. Përpos grintës dhe zemrës që dhanë lojtarët në fushë, të mbështetur edhe nga publiku i zjarrtë në Parkun Olimpik nuk mjaftoi. Pas një sfide maratonë që zgjati më shumë se dy orë lojë, fituan fqinjët, të cilët e mbyllën fazën në grupe pa asnjë humbje. E dyta u klasifikua Suedia, që avancon më tej, Shqipëria e treta dhe në vendin e katërt u rendit Azerbajxha­ni. Miqtë e shohin veten menjëherë në epërsi 40, por tanët reagojnë me Qafarenën e Shurdhin. Loja më pas ka ekuilibër, ndërsa kapiteni Husaj i rikthehet ritualit të tij nga vija e dytë. Është një tjetër legjionar që mban në lojë kuqezinjtë. Madje, një pikë nga shërbimi i Deliut i çon shifrat në - 1 ( 18- 17), por Shqipëria dorëzohet në pikët e fundit me shifrat 25-21. Por kuqezinjtë e trajnerit Melka nuk hoqën asnjëherë dorë. Të mbështetur nga fansat e shumtë, Shqipëria arriti të rikuperont­e në setin pasardhës. Kuqezinjtë janë superiorë dhe udhëheqin 10- 7 me kapitenin Husaj si zakonisht "motori" i skuadrës. Skuadra jonë është e qartë në lojën e saj, e përkthyer kjo në avantazhin e përkohshëm 15-11. Kuqezinjtë imponohen në çdo moment ndaj rivalit për ta mbyllur me fitore 25- 17 setin e dytë. Por Maqedonia u kthen reston të zotëve të shtëpisë duke e fituar setin e tretë po 25- 21. Në setin e katërt shtohen emocionet dhe dramaticit­eti. Deri në pushimin e dytë teknik, ndeshja shkon pikë më pikë, më pas janë kuqezinjtë që dominojnë me lojën e tyre dhe kalojnë në avantazh 20- 17 me organizato­rin Deliu direkt nga shërbimi. Skuadra shqiptare pëson një luhatje të paparashik­uar dhe kryesuesit e grupit përmbysin rezultatin 21- 20 me Madjnukov nga shërbimi. Xhelati barazon, ndërsa Kula çon tanët sërish përpara 23- 22. Pas shërbimit perfekt të Bashit nga shërbimi është Husaj, i cili shpërthen nga vija e dytë duke u dhënë tanëve fitoren e setit të katërt 25- 23 e çuar ndeshjen me set final. Në këtë set maqedonasi­t diktojnë që në start 6- 2, disavantaz­h, i cili sjell edhe irritimin e trajnerit Melka. Shqipëria beson për një çast te mrekullia, ndërsa rikuperon me Qafarenën në 9- 7, por Nikola Gjorgiev i jep fund aventurës. Seti final fitohet 15- 10 nga Maqedonia, që fiton 3- 2 krejt ndeshjen. Festë te maqedonasi­t, ndërsa te kuqezinjtë ka zhgënjim dhe lot. Më i prekuri ka qenë organizato­ri Deliu, i cili ngushëlloh­et nga "veterani" Xhelati. "Regjisori" i Farka Volej nuk ishte i vetmi i pikëlluar, edhe kapiteni Husaj dhe vetë trajneri Melka. Pavarësish­t eliminimit, kjo paraqitje mund të cilësohet pozitive. Takimi tjetër i Grupit A u mbyll me fitoren 3- 0 të Suedisë ndaj Azerbajxha­nit ( 25- 18, 25- 16, 25- 16).

 ??  ?? Një fundjavë e ngjeshur për ish-trajnerin e kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi. Pas votimit për herë të parë si qytetar shqiptar paraditen e djeshme, ish-kreu i pankinës kuqezi ishte i pranishëm në sallën e Lojërave të Parkut Olimpik...
Një fundjavë e ngjeshur për ish-trajnerin e kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi. Pas votimit për herë të parë si qytetar shqiptar paraditen e djeshme, ish-kreu i pankinës kuqezi ishte i pranishëm në sallën e Lojërave të Parkut Olimpik...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania