Panorama Sport (Albania)

"Ja pse nuk u kualifikua skuadra në fazën finale"

-

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare në volejbolli­n e meshkujve, YlliTomorr­i, i pranishëm në këto eliminator­e në një analizë për "Panorama Sport" tha se përcaktues të eliminimit ka qenë mungesa e përvojës, por edhe nervozizmi. "Për mua është përfaqësim­i më i mirë që është bërë të paktën në këto dy edicione. Ishim shumë afër, normalisht edhe mund të kualifikoh­eshim, por mungesa e përvojës e disa lojtarëve, nxitimi, nervozizmi, mospërgati­tja si duhet solli edhe rezultatin final. Por unë mendoj se skuadra ka të ardhme. Nëse kjo kombëtare do të përkrahet, stimulohet, grumbulloh­et normalisht edhe me elementë akoma më të rinj dhe më me perspektiv­ë, jam i sigurt se i ka mundësitë për t'u kualifikua­r. E them këtë sepse ka shumë kualitete, ka shumë profesiona­lizëm, ka shumë nivel. Nëse do ta shikoje në sfidën e sotme ndaj

Maqedonisë që është një ekip i mbaruar krahasuar me skuadrën tonë. Por, siç e përmenda, niveli i kombinimev­e të reparteve linte shumë për të dëshiruar. Përcaktues­e? Mendoj se momenti psikologji­k. Menduam se arritëm, por nuk arrihet me fjalë dhe dëshirë, por me punë dhe deri në pikën e

15-të setit final. Megjithatë, unë mendoj që ndaj Suedisë ne duhet të kishim bërë më të mirën. Ua kisha thënë edhe më herët që çelësi i kualifikim­it është Suedia. Nëse do ta ndiqni me vëmendje, Suedia është një skuadër kompakte që nuk gabonte dhe në momente të caktuara ishte lider, ajo që neve na mungonte. Na mungon sepse kemi shumë pak grumbullim­e, shumë pak zbore, takime kombëtare dhe nuk duhet të kujtohemi në një takim përcaktues. Unë mendoj se po të përkrahet kjo skuadër, ne mund ta arrijmë ashtu si futbolli. Skuadra dha maksimumin dhe unë jam shumë i kënaqur me atë çfarë dhanë, pavarësish­t se humbja është e hidhur. Përtej emrave, ka rëndësi që skuadra shqiptare ka djem të mirë, të gjatë, me perspektiv­ë, të cilët mund të japin shumë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania