Panorama Sport (Albania)

Valentino Rosi, triumf për rekord në Holandë

Petruçi e Markez, në vendet e nderit në Asen

- OLGERT SERANI

Valentino Rosi trium fon në Çmimin e Madh të Holandës, në fund të një gare "infarkt" dhe e kushtëzuar në fundin e saj nga kushtet e paqëndrues­hme atmosferik­e, duke gjetur fitoren e parë të sezonit në Botërorin e MotoGP-së. "Doktori" kapi majën më të lartë të podiumit në pistën e Asenit përpara një fenomenali si Danilo Petruçi dhe Mark Markez. Vendi i pestë shkoi për Andrea Doviciozon, i cili duke përfituar edhe nga aksidenti i Maverik Vinales rrëmben përkohësis­ht kryesimin e Botërorit me +4 pikë nga spanjolli i Yamahas. Më në fund Rosi i bashkohet festës. Në një kampionat botëror si ky i 2017-ës ku garë pas gare bëhet edhe më e pasigurt vjen edhe konfirmimi dramatik. Mungonte vetëm fitorja e shumëpritu­r, ajo e "plakushit", i cili bëhet piloti i parë që arrin të fitojë një garë në historinë e motoçikliz­mit. Për Rosin ky ishte suksesi i dhjetë në karrierën në Asen, një nga shumë territoret e tij të preferuara. Fitorja vjen pas një garë të pabesueshm­e, e përbërë nga parakalime spektakola­re, duele që të bënin me zemër dhe motit të çmendur, i cili për pak kërcënoi të shkatërroj­ë një garë të një bukurie të rrallë. Zarko, i cili një ditë më parë shënoi kohën më të shpejtë në "pole position", i bën një start të mirë garës dhe arrin të rezistojë deri në 10 xhiro për të zbritur më pas i katërti pas edhe një kontakti që pati me Rosin, duke konfirmuar një maturim në pilotim. Por, nga ai moment, beteja ndizet me një Petruçi "djallëzor" dhe me dyshen Doviciozo-Markez që nuk e kursejnë spektaklin në duelin për një vend në podiumin e nderit. Por më pas vjen edhe episodi i paparashik­ueshëm: Vinales, i cili dukej se po bënte një përmbysje emocionues­e (i nisur nga vendi i 11-të) rrëshqet në kthesë që për pak sa nuk merr përpara edhe Dukatin e Doviciozos. Një zero e rëndë për pilotin katalanas. Ndërkohë, shtatë xhiro nga fundi vjen edhe lajmi që askush nuk do ta dëshironte pikërisht në këtë moment: shfaqen pikat e para të shiut në asfalt. Dikush ka vendosur të hyjë në bokse për të ndërruar motorët, duke përfshirë edhe Zarkon, i cili, ndër të tjera, merr edhe një penalitet për shkak se tejkaloi shpejtësin­ë e lejuar në bokse duke e detyruar atë që të humbë shumë terren dhe ta mbyllë i 14-ti në valëvitjen e flamujve. Pra, një garë për t'u harruar,

pas ëndrrës së një dite më parë me "pole position". Rosi triumfon në frymën e fundit dhe shijon vendin e parë për më shumë se një vit (Katalunjë 2016) dhe pas plot 18 garave. Në total ky është suksesi i 115të në karrierë për 38-vjeçarin, i cili nuk dorëzohet ende prej moshës, madje vazhdon të

japë ende leksione për kundërshta­rët e tij. Njëherësh Botërori i MotoGP-së rigjen një prej protagonis­tëve të saj më të shumëpritu­r. Markez e mbyll në podium, ndërsa Doviciozo duhet të ngushëlloh­et me vendin e pestë pas një fundi të çmendur të Kraçlou. Vendi i nëntë për

Andrea Ianonen, ndërsa Horge Lorenco ka qenë katastrofë këtë fundjavë duke e prerë vijën e finishit i 15-ti. Renditja tani është shumë e ngjeshur: katër pilotë në njëmbëdhje­të pikë, me liderin Doviciozo përpara Vinales (- 4 pikë), Rosi (-7) dhe Markez (11). Spektakli sapo ka filluar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania