Panorama Sport (Albania)

Garë e çmendur, sherr Fetel-Hamilton

Piloti i Ferrarit dhe ai i Mercedesit përplasin njëri-tjetrin në pistë nga nervozizmi

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Herët a vonë duhej të ndodhte... Dhe ndodhi në Baku, në Çmimin e Madh të Azerbajxha­nit, ku pavarësish­t fitores së Daniel Riçardos, të ndjekur nga Valteri Botas dhe debutuesi Lans Stroll (podiumi i parë në karrierë për pilotin e Uilliamsit), ajo që bëri bujë ishte acarimi dhe nxehja e rivaliteti­t mes atyre që shiheshin si dy miq të mirë, Ljuis Hamiltonit dhe Sebastian Fetelit. Anglezi i Mercedesit dhe gjermani i Ferrarit, respektivi­sht i pesti dhe i katërti në fund të garës, e kishin garë në dorë, kur duke qëndruar pas një prej "Safety Car" të shumta që hynë dje, ndodhi ajo që krisi marrëdhëni­en e shkëlqyer që ata kishin: Ljuis frenon në një mënyrë të fortë dhe të rrezikshme, Fetel e goditi nga mbrapa dhe menjëherë më pas i doli në krahë, e ofendoi me gjeste dhe më pas i dha një goditje me gomë, e cila meritoi një penalizim 10sekondës­h në bokse për ngjarje të rrezikshme.

FAULL REAGIMI - Për fat të mirë, jo vetëm Ferrari nuk pësoi gjë nga dopio-kontakti, por pasi Fetel u detyrua që të hymte në bokse për të plotësuar penaliteti­n, edhe Hamilton pati një problem në mbrojtësen e kaskës (gati po shkëputej), e cila e detyroi anglezin që të bënte një "pit stop" më shumë dhe falë kësaj, i lejoi gjermanit të "Kokëkuqes" që të mbyllte garën përpara tij. Gjithsesi, kjo ngjarje e djeshme nuk do të lihet me kaq, sepse në "paddock" do të flitet gjatë për atë përplasje dhe për atë reagim të ferraristi­t, që i bindur se ka pësuar një dëm të qëllimshëm, shkaktoi një faull reagimi. Fetel ndoshta mund të mbrohet dhe të ankohet për ngadalësim­in, por duke parë sesi vijoi gara ajo peshon tek ai, sepse nëse nuk do të kishte reaguar ashtu, kaska me probleme e Hamiltonit mund t'i kishte dhënë një fitore të madhe.

KONTAKTI KIMI- BOTAS - Që në start emocionet e mëdha, por edhe frika nuk munguan, sepse që në kthesën e tretë, Ferrari i Raikonenit dhe Mercedesi i Botasit përplasen me njëri- tjetrin, me Kimin që hyn nga jashtë dhe përplaset edhe me muret mbrojtëse, por vazhdon garën, ndërsa Fetel fiton menjëherë dy pozicione dhe ndjek Hamiltonin, ndërsa Valteri sheh hundën e makinës së dëmtuar, një gomë të çarë dhe pas një "pit stop"- i të parë vendos që më pas të tërhiqet. Edhe pse komisarët e garës e vunë nën investigim këtë kontakt, në fund asgjë nuk rezultoi jashtë rregullave.

"SAFETY" ME SHUMICË - Makina e emergjencë­s hyri për herë të parë në xhiron e 13-të, pasi Kviat dhe "Toro Rosso" e tij mbeti brenda pistës dhe të gjithë përfituan nga kjo për të ndërruar gomat.

Gjithsesi, "Safety Car" do të hynte edhe disa herë të tjera (tri herë me radhë pas gjysmës së garës), pasi organizimi i Çmimit të Madh të Bakut la shumë për të dëshiruar, duke qenë se duhej shumë kohë për të lëvizur makinat me probleme nga

pista, por edhe pastrimet e asfaltit nga pjesët e shkëputura mbesnin shumë gjatë, duke rrezikuar sigurinë e pilotëve. Aq sa në xhiron e 23të u vendos edhe një ndërprerje e garës për disa minuta, pasi pista ishte e mbushur me pjesë të makinave të përplasura

me njëra-tjetrën.

SUPER-RIÇARDO - Fillimi i garës nis me Riçardon që fiton dy pozicione dhe ngjitet i treti me një manovër perfekte ndaj dy Uilliamsve, por mes xhiros së 30 dhe 32-të merr kryesimin, pas kontaktit Fetel-Hamilton dhe problemit të

Ljuisit me kaskën, që e detyroi të hynte në bokse. Nga aty, renditja pa Riçardon të kryesonte përpara Strollit dhe Okonit, të ndjekur nga Botas e Magnusen. Fetel e Hamilton arritën që të parakalojn­ë dy të fundit, duke u ngjitur respektivi­sht i katërti dhe i pesti, por mbi vijën e finishit, ai që humbet është Stroll, i cili sheh t'i rrëmbehet vendi i dytë nga Botas, vetëm pas një gabimi euforik, i cili nga ky rezultat vendos që të ulë gazin në maksimum, por piloti i Mercedesit ia rrëmben shkallën e dytë të podiumit në vijën e finishit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania