Panorama Sport (Albania)

Sakrifica e Dores, 4800 kilometra vetëm për një... miqësore

-

Pushimet te Besëlidhja janë të qeta dhe të heshtura. Nga ana e drejtuesve është heshtje që nga mbyllja e sezonit. Besëlidhja do të shënojë sezonin e dhjetë radhazi në Kategorinë e Parë, një rekord historik për këtë skuadër që ka shënuar rreth 25 pjesëmarrj­e në Superiore që nga viti 1937 e deri në vitin 2008. Sezoni që lamë pas në përbërje të Besëlidhje­s shënoi një rekord me futbollist­ë me ngjyrë, kryesisht nga Guinea, që nisi që në merkaton e janarit 2016 me afrimin e sulmuesit Sekou Kamara dhe mesfushori­t Lancinet Sidibe, duke vijuar në merkaton e verës me disa si Alberto, Karlos, nigeriani Lion Emanuel, Maguette Diop etj. Më pas, gjatë merkatos së janarit të këtij viti erdhën edhe guineasit Olivier Dore dhe mesfushori Oumar Tourad Kamara. Mbrojtësi Olivier Dore, ndonëse është pjesë e Besëlidhje­s që në merkaton e janarit, nuk është aktivizuar asnjëherë si titullar, por vetëm si zëvendësue­s. Ai ka luajtur vetëm 180 minuta në pjesën e dytë të kampionati­t. Gjatë një bisede për "Panorama Sport" mbrojtësi shprehet: "Dëshiroj që ta vijoj kontratën me Besëlidhje­n, pasi këtu në Lezhë më pëlqejnë të gjitha, që nga skuadra, drejtuesit, tifozeria etj. Gjatë sezonit që lamë pas për gjysmën e dytë të sezonit erdha te Besëlidhja, por nuk jam aktivizuar si titullar. Të plotë kam luajtur vetëm miqësoren ndaj Bylisit dhe besoj se performanc­a ime i ka pëlqyer trajnerit, pasi unë jam përgëzuar pas mbylljes së atij takimi. Shpresoj se edhe për sezonin e ri do të mbetem pjesë e kësaj skuadre të mrekullues­hme", shprehet 19-vjeçari. Më shumë se 4800 kilometra nga Guinea në Shqipëri vetëm për një... miqësore. Preng Gjikola

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania