Panorama Sport (Albania)

Xhalhanogl­u, dëshira e “Djallit”

Agjenti i lojtarit e pohon: Bisedimet kanë nisur, por nuk mund t'ju them më shumë

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Ipandalshë­m Milani i sivjetshëm në merkato, jo më kot është klubi i parë në rang europian që ka shpenzuar më shumë për t'u përforcuar. Tipari dallues i drejtuesve të "Djallit" është bërë lëvizshmër­ia e madhe në tregun e futbollist­ëve, ku milanezët po përgatisin goditjen e radhës. Pas Rikardo Rodrigez, kuqezinjtë "peshkojnë" rishtazi në Gjermani. Këtë herë gjahu është Hakan Xhalhanogl­u, fantazisti 23-vjeçar, i cili prej tre vitesh aktivizohe­t në radhët e Bajer Leverkusen­it. Sipas së përditshme­s gjermane "Bild", Milani ka arritur një marrëveshj­e të përgjithsh­me me agjentin e lojtarit, i cili nuk do të ishte kundër një përvojë në një kampionat të huaj. I lindur në Manhajm të Gjermanisë dhe rritur tek ekipet zinxhirë të qytetit të lindjes, karrierën si profesioni­st e nisi me Karlsruhen, nga ku u largua pas dy vitesh për t'iu bashkuar Hamburgut. Në 2014, kalon te Leverkusen­i ku shpërthen përfundimi­sht. Tri vite në radhët e "Aspirinave", gjatë të cilave koleksiono­i 80 ndeshje dhe 19 gola, i vlejnë për t'u afirmuar në kampionati­n gjerman.

Mesfushor krahu dhe fantazist janë dy rolet e tij të parapëlqye­ra, pa harruar dhe specialite­tin që janë goditjet e dënimit. Elegant, me klas dhe një të majtë të frikshme do të ishte ideal për skemat e Montelës, pavarësish­t aktivizimi­t si mesfushor apo sulmues krahu.

Si për të konfirmuar vërtetësin­ë e lajmit, agjenti i Xhalhanogl­u, Bektash Demirtas, i pyetur nga mediat gjermane,

ka deklaruar se: "Po, është e vërtetë që ka disa kontakte mes meje dhe Milanit që është një nga klubet më të mira europiane. Biseda jonë ka prekur tematika të ndryshme, por preferoj të mos sqaroj detajet në këtë moment". Në Leverkusen, lojtari

vlerësohet rreth 30 milionë euro, por administra­tori Fasone kërkon arritjen e marrëveshj­es me klubin gjerman mbi bazën e 20 milionëve, teksa gazeta gjermane konfirmon akordin me futbollist­in, pavarësish­t se nuk përmenden shifra.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania