Panorama Sport (Albania)

NevilNevil Dede: TiranaTira­na njënjë tragjedi,tragjedi, ekipiekipi është bërë sisi çerdhe

Prapaskena, Prapaskena, Merveil dhe dhe Akuah Akuah bllokohen bllokohen nga menaxherët

- OLSI TUJANI

Ish-kapiteniIs­h-kapiteni mendon sese bardheblut­ëbardheblu­të kanëkanë dështuardë­shtuar nënë gjithçkagj­ithçka sezoninsez­onin e e fundit:fundit: KupaKupa ishteishte sisi fasadë,fasadë, TiranaTira­na e e kaka humburhumb­ur shumicënsh­umicën e njerëzvenj­erëzve tëtë mençurmenç­ur në Shqipëri.Shqipëri. QesharakeQ­esharake ajoajo qëqë ndodhindod­hi meme ZeZe Marian.Marian.

Ish- kapiteni dhe ishtrajner­i nuk e beson ende që Tirana ka rënë nga kategoria. Nevil Dede, në një intervistë për "Panorama Sport", ka komentuar sezonin që lamë pas për skuadrën më të titulluar në vend, që nga vendimet e marra për ndryshimin e trajnerit në fillim të sezonit, te largimi i disa lojtarëve me eksperienc­ë si Muzaka e Vucaj dhe deri te marrëdhëni­a e klubit me tifozët. Dede nënvizon se gjithçka matet me rezultate dhe kur skuadra regjistroi momentin më të errët të historisë, atëherë gjithkush në atë klub është i gabuar për çfarë ka bërë. Gjatë fjalës së tij, Dede kritikon edhe vendimet e drejtuesve për të plotësuar kushte për trajnerin e ri që tregojnë jo profesiona­litet dhe jo pjekuri të klubit. "Situata te Tirana është edhe për humor. Trajnerit i janë plotësuar kushtet që të udhëtojë me gjithë familjen, djali të stërvitet bashkë me ekipin. Pra, janë disa gjëra që nuk shkojnë, që nuk janë profesiona­le dhe që nuk janë pjekur akoma si klub. Pasi aty nuk është as kopsht dhe as çerdhe", shprehet Dede ndër të tjera.

Për herë të parë, Tirana ra nga Kategoria Superiore. Çfarë do të thotë kjo për këtë klub?

Në radhë të parë, është tragjedi për vetë historinë që ka klubi dhe emrin që mban. Është një nga markat më të forta të kampionati­t shqiptar, për të mos thënë më e forta për vetë titujt që ka fituar gjatë historisë. Tirana është një emër i madh edhe për futbollin shqiptar dhe këtë vit një nga klubet kryesore do të mungojë në Superiore.

Për t'u kthyer pas në kohë gjatë sezonit, cilat ishin sinjalet e para të alarmit për rrezikun e mbijetesës sipas jush?

Të jem i sinqertë, nuk e kam besuar kurrë që Tirana do të binte nga kategoria. Akoma nuk e besoj, pavarësish­t se tashmë ky është realitet dhe fakt. Deri në ndeshjen e fundit çdokush që mendon si unë ka shpresuar se do të qëndronte në Superiore. Në momentin që diskutimi kalon në rrafshin që Tirana ra nga kategoria, të gjithë duhet të mërzitemi dhe të reflektojm­ë. Në këtë rast, të gjithë ata që e drejtojnë, duhet të reflektojn­ë më shumë.

Sipas jush, cilët janë faktorët e këtij fakti që ju e quajtët tragjedi?

Ndoshta një nga faktorët është që askush nuk e besonte që do të ndodhte një gjë e tillë. Më mirë, duhet ta dinë ata që e kanë drejtuar. Ata që kanë marrë vendimet dhe ata që kanë qenë pjesë e ekipit dhe kanë kontribuar në atë klub. Nuk më takon që nga jashtë të konstatoj dhe të drejtoj gishtin duke thënë se kush është fajtori. Mendoj se kanë bërë diçka që nuk është e mirë në futbollin shqiptar në përgjithës­i dhe për klubin e Tiranës. Tashmë, është mbase shumë kollaj që të vësh gishtin dhe të thuash ky apo ai e kanë fajin për këtë që ndodhi. E rëndësishm­e është që të gjithë të kuptojnë që Tirana po kalon pjesën më të errët të historisë së saj.

Çfarë duhet të bëjnë drejtuesit në këto momente?

Mbi të gjitha, ata duhet të reflektojn­ë, të analizojnë se çfarë ndodhi, të nxjerrin se cilat janë arsyet që e kanë bërë Tiranën të ndodhet në këtë gjendje dhe në kategorinë inferiore. Nëse ata do të analizojnë dhe do të gjejnë shkaqet, besoj se do të gjejnë edhe zgjidhjet. Nëse do të vazhdojnë që të mendojnë se është një kapriço e fatit apo diçka që të cilën nuk di se çfarë emri t'i vendos, atëherë janë të gabuar.

Një nga vendimet e para që u mor në klub gjatë sezonit që lamë pas ishte zëvendësim­i i trajnerit Daja në fazën e parë nga Mirel Josa. Sa ka ndikuar në ambientin e ekipit, sipas jush, kjo zgjedhje?

Nuk di të them pse është marrë një vendim për të larguar një trajner dhe ka ardhur një tjetër. Ato janë arsye që i dinë vetëm drejtuesit dhe ata që vendosin në atë klub. Por, në një situatë kur klubi fillon sezonin me një trajner të caktuar, besoj se ka edhe objektiva të cilat nisin që me merkaton deri në realizimin e tij. Një objektiv madhor që ata kanë para se të nisë sezoni. Në këtë rast nuk di të them saktë, sepse, të jem i sinqertë, unë nuk di se çfarë bisedimesh janë bërë para fillimit të sezonit që ka mbaruar, i cili është më i dështuari në historinë e futbollit të Tiranës dhe nuk di projektin apo planbuxhet­in e klubit, për të thënë se cila prej tyre nuk ka ecur më mirë. Mund të them që të gjitha janë bërë gabim. Që nga projektet sportive, që nga planbuxhet­i dhe ndoshta që nga zgjedhja e lojtarëve. Kjo, për faktin se këto që unë po them tani, janë konstatime, pasi ka mbaruar edicioni. Ndoshta me vetëm një pikë më shumë të skuadrës gjatë kampionati­t, nuk do të ishin të drejta këto që po them unë, por realisht është fakt që Tirana ka rënë nga kategoria.

Tirana zgjodhi që të mbështetej te lojtarët e huaj, por nga gjashtë të përzgjedhu­r vetëm dy prej tyre bënë deri diku mirë. A mendoni se strategjia me shumë të huaj ka më shumë rrezik sesa përfitimet që sjell?

Në futboll, askush nuk mund të thotë që unë kam të drejtë dhe ti e ke gabim. Në futboll, çdo gjë matet me rezultatet që do të arrihen në fund. Në momentin që rezultatet nuk janë, atëherë ti nuk ke të drejtë, kushdo që të jesh, president klubi, trajner, lojtar apo kushdo tjetër. Me pak fjalë, në futboll të gjithë kanë të drejtë në momentin që janë fitues: Me projektin, me zgjidhjet dhe me filozofinë që përdorin. Në këtë moment që flasim, të gjithë pjesëtarët që kanë qenë te Tirana, nga i pari deri tek i fundit, nuk kanë pasur të drejtë, sepse në fund fare kanë dështuar. Filozofia ime është e tillë që të gjithë kanë të drejtë, por fituesi është ai që merr vlerat dhe humbësi logjikisht nuk ka të drejtë.

U vendos në gjysmën e sezonit që të largoheshi­n lojtarë me eksperienc­ë si Muzaka apo Vucaj duke u deklaruar si "të tepërt". Kjo situatë, pasoi me mungesën e fitoreve për 13 ndeshje...

Ato që thashë më parë, i japin përgjigje edhe kësaj pyetje. Sepse mund të ndodhte edhe e kundërta që të rrinin të gjithë këta që u larguan dhe të largonin të huajt dhe të përsëritej i njëjti rezultat. Nuk mund të flasim pasi ka mbaruar gjithë sezoni. Kampionati është një ndeshje që ka shumë pjesë. Dhe po e përsëris që në futboll, gjithçka matet me rezultate. Në bazë të tyre, bëhet edhe plani i biznesit. Kjo, sepse futbolli në ditët e sotme sot, pa një plan biznesi nuk lejon askënd që të përparosh.

Cili do të ishte sugjerimi juaj?

Në momentin që ti vazhdon del me humbje, atëherë nuk je në rrugën e duhur dhe në rrugën e mbarë, sepse do të vijë një ditë që do të falimentos­h, nëse në çdo sezon del me humbje.

Tirana e fitoi Kupën e Shqipërisë dhe u diskutua edhe për aleancat. Sa vlen

"Rënia e Tiranës nga kategoria është tragjedi për vetë historinë që ka klubi dhe emrin që mban. Është një nga markat më të forta të kampionati­t shqiptar, për të mos thënë më e forta për vetë titujt që ka fituar gjatë historisë".

"U takon drejtuesve që të vendosin dhe të përzgjedhi­n se çfarë strategjie do të vënë në zbatim. Tirana deri tani nuk i ka menaxhuar njerëzit e mençur. E ka humbur shumicën e njerëzve të mençur në Shqipëri".

ai trofe kur është gjykuar në ambientin sportiv?

Në historinë e Tiranës, me aq sa unë di, çdo gjë është fituar me zotësinë e saj. Nuk më takon mua që të marr për bazë fjalën aleanca dhe kur përmendet që fitimi i Kupës ka ardhur si pasojë e tyre. Nuk më takon mua që të flas për këtë pjesë. Unë di vetëm që Tirana fitoi Kupën.

A vlen ky trofe?

Ndoshta ka zbutur diçka sa i përket buxhetit dhe shpenzimev­e të sezonit të shkuar. Kam lexuar edhe që janë përfituar x të ardhura. Mirëpo, asnjëherë nuk duhet të harrojmë që këto të ardhura janë shpenzuar gjatë gjithë kampionati­t. Pra, nuk duhet diskutuar vetëm fakti që kam lexuar në media që do të fitojë 600 mijë euro apo 700 mijë euro. Problemi qëndron në faktin se sa ka shpenzuar gjatë gjithë vitit dhe sa arkëtoi. Në momentin që ky arkëtim është më i vogël se shpenzimi vjetor, ne mund të themi që Tirana nuk është në rrugë të mbarë.

Kupa, a mund të quhet shpëtim për sezonin e Tiranës?

Për mua jo! Është si puna e fasadës, vetëm për ta lyer me bojë, por themelet e

ndërtesës janë shumë të rrezikuara për t'u shembur.

Çfarë e pret Tiranën në Kategorinë e Parë, sepse ju e njihni edhe garën sportive që bëhet në atë kategori?

Për të dhënë këtë përgjigje, më duhet të di buxhetin që do të përdorë Tirana në sezonin që vjen. Nëse flasim për një buxhet që pretendon të harxhojë apo të mbajë lojtarët e sezonit që u mbyll, mund ta ketë të thjeshtë.

Nëse flasim në teori, çfarë nevojitet?

Për mua, nevojitet në radhë të parë një projekt sportiv dhe, në radhë të dytë, një plan-buxheti. Megjithatë, nuk do të thotë që, nëse ke

buxhet të madh, do të jesh gjithmonë fitues. Por futbolli i këtyre viteve kudo në Europë, tregon që ai që investon më shumë është më i predispozu­ar dhe më i avantazhua­r për të kërkuar rezultatet. Ka edhe autsajder që dalin fitues, apo emra të mëdhenj që dështojnë. Por, gjithsesi, janë raste shumë të rralla.

Tirana ka emëruar një trajner si Ze Maria. Në dy ndeshjet në Europë, sa e keni vënë re dorën e braziliani­t te Tirana?

Në momentin që eliminohes­h, nuk ka kuptim që të thuash se u paraqit mirë. Fjala paraqitje dinjitoze duhet të ishte zhdukur ndoshta dhjetëra vite përpara në fjalorin e futbollit shqiptar. Të humbësh dhe të jesh dinjitoz më duket se nuk janë e njëjta gjë. Më la shije të hidhur ndeshja e kthimit e Tiranës. Sidomos mënyra si u zhvillua dhe humbja. Unë do të thosha që Tirana po bën investime shumë të mëdha përsëri. Nuk e di se ku do të arrijë, pasi ndoshta ka edhe projekte afatgjata. Ndoshta ka buxhet të miratuar afatgjatë dhe të plotë që të mbulojë të gjitha shpenzimet e nevojshme për të.

Çfarë duhet të bëjë Tirana

në Kategorinë e Parë?

Në situatën që bie në Kategorinë e Parë, merr një trajner dhe staf të huaj dhe realiteti është pak i vështirë, atëherë duhet të hysh patjetër me prepotencë. Të kesh një ekip 200% apo 300% më të aftë sesa kundërshta­rët që t'i të jesh i sigurt që do të ngjitesh. Kjo, për faktin se janë investime shumë të mëdha për një diçka që mund të rezultojë një ngjitje shumë e kollajshme në elitë, por mund edhe të dështojë shumë keq. Siç ndodhi edhe dështimi i sezonit të kaluar.

Çfarë strategjie duhet të ndjekë Tirana me talentet e spikatur edhe nga jashtë vendit. Si mendoni, duhet të përfitojë ekonomikis­ht nga vlera e tyre momentalis­ht apo të sakrifikoj­ë për t'i pasur edhe në Kategorinë e Parë?

Gjithçka varet nga projekti që ata kanë. Nëse mendojnë që do të mbushin arkat e klubit, duhet të shesin lojtarët. Në këtë rast, do të mundohen të marrin futbollist­ë me kosto më të ulëta. Ajo që unë mund të them me bindje është që Tirana duhet të kthehet sa më shpejt. U takon drejtuesve që të vendosin dhe të përzgjedhi­n se

çfarë strategjie do të vënë në zbatim. Një njeri i pasur është i zoti kur merr një njeri më të zgjuar se vetja në punë. Tirana duhet të marrë njerëz më të zgjuar sesa vetja për ta çuar përpara.

Pse e thoni këtë?

Sepse Tirana deri tani nuk i ka menaxhuar njerëzit e mençur. E ka humbur shumicën e njerëzve të mençur në Shqipëri. Situata te Tirana është edhe për humor. Trajnerit i janë plotësuar kushtet që të udhëtojë me gjithë familjen, djali të stërvitet bashkë me ekipin. Pra, janë disa gjëra që nuk shkojnë, që nuk janë profesiona­le dhe që nuk janë pjekur akoma si klub. Pasi aty nuk është as kopsht dhe as çerdhe. Përndryshe, i bie që çdo trajner shqiptar, edhe më përpara pse nuk e ka marrë edhe bashkëshor­ten edhe fëmijët që t'i ketë aty?

A keni një apel për tifozërinë dhe për Tiranën që të rikthehet sa më shpejt?

Tifozët e Tiranës janë histori më vete në futbollin shqiptar. Që përpara ndërrimit të sistemit në Shqipëri edhe në vazhdim. Kanë historinë e tyre dhe këtë nuk e mohon dot askush. Ata janë pjesë e klubit më të titulluar në Shqipëri dhe normalisht kanë të drejtë edhe të kërkojnë llogari, të ndihen më të përkëdhelu­r dhe të gjitha bashkë. Pra që ta ndiejnë veten më superiorë se të tjerët. Nuk di të them se kush ka faj apo kush ka të drejtë, sepse është një marrëdhëni­e që i takon klubit në raport me tifozët. Unë do të isha i lumtur që Tirana të ishte kampione e Shqipërisë në Superiore dhe të kishte një stadium plot me 10 000 veta apo 15 000 veta siç ka qenë zakonisht kur ka dalë kampione.

Sipas jush, a ka ndikuar mungesa e tifozërisë gjatë këtij sezoni?

Për mendimin tim, po. Pa dyshim që po.

"Situata te Tirana është për humor. Trajnerit i janë plotësuar kushtet që të udhëtojë me gjithë familjen, djali të stërvitet bashkë me ekipin. Pra, janë gjëra që nuk shkojnë, që nuk janë profesiona­le, pasi aty nuk është as kopsht dhe as çerdhe". "Në Kategorinë e Parë, merr një trajner dhe staf të huaj dhe realiteti është pak i vështirë, atëherë duhet të hysh patjetër me prepotencë. Të kesh një ekip 200% apo 300% më të aftë sesa kundërshta­rët që t'i të jesh i sigurt që do të ngjitesh".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania