Panorama Sport (Albania)

Ze Maria insiston për Dokën, pengesë për shitjen

Trajneri e kërkon mbrojtësin si "bast" personal për ta perfeksion­uar

-

Tirana ka regjistrua­r sezonin më të errët në historinë e saj si klub, mirëpo një sërë elementësh të spikatur kanë arritur të evidentohe­n nga skuadra të shumta jashtë vendit. Prej javësh, emri i Albi Dokës është cilësuar si një nga elementët më të rëndësishë­m që janë zbuluar gjatë këtij sezoni me skuadrën kryeqyteta­se. Së fundmi, është skuadra kroate e Osijekut, e cila po insiston për të marrë shërbimet e tij, por jo vetëm. Mirëpo, deri në këtë pikë ka pasur një pengesë të madhe: trajneri. Ze Maria ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës që të mbajnë edhe këtë sezon mbrojtësin e talentuar. Ish-futbollist­i i Interit, i cili në karrierën e tij ka bërë pikërisht rolin e anësorit të djathtë, duket se sheh te talenti bardheblu elemente cilësore të karakterit dhe formimit të tij profesiona­l, të cilat pretendon se mund t'i perfeksion­ojë. Braziliani ka kërkuar me ngulm nga drejtuesit që të rezistojnë për talentin bardheblu, pasi kërkon që ta ketë në ekip për t'i mësuar… "hilet" e zanatit. Gjatë ditëve në vijim, Tirana pritet që të kthejë përgjigje kundrejt skuadrave të interesuar­a zyrtarisht për shërbimet e mbrojtësit të djathtë, mirëpo vetë Ze Maria do të bëjë maksimumin që ta mbajë sa më gjatë që të jetë e mundur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania