Panorama Sport (Albania)

Tragjedi në Korçë, vetëvritet Gjergji Kushe

Ish-portieri i bardhekuqv­e është hedhur nga kati i katërt në gjendje të rënduar emocionale

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në qytetin e Korçës, ku policia ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë ish-portieri i njohur, Gjergji Kushe. Ish-futbollist­i, i cili kulmin e karrierës e kishte në fillimin e viteve '80, duke luajtur me Vllazninë dhe fituar titullin kampion në sezonin 1982-1983, ka ndërruar jetë pasi është hedhur nga kati i katërt i banesës ku jetonte i vetëm. Blutë e qytetit rajonal konfirmuan se i ndjeri ka kryer aktin në gjendje të rënduar emocionale. Mësohet se ai kishte lënë edhe një letër lamtumire, e cila është marrë si provë nga ekspertët në vendngjarj­e. "Më datë 23.07.2017, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal të Korçës, ka shkuar i pajetë trupi i shtetasit Gj.K, rreth 60 vjeç. Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas, në gjendje të rënduar emocionale është hedhur nga kati i katërt i pallatit në të cilin banonte në lagjen nr. 2 të qytetit të Korçës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhersh­me. Nga veprimet e kryera, rezulton se shtetasi Gjergji Kushe jetonte i vetëm dhe kishte lënë edhe një letër në të cilën sqaronte arsyet e vetëvrasje­s së tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", sqaron policia. Në Korçë, Kushe njihej me nofkën Shiksha, teksa gjashtë vite më parë ka qenë edhe trajner i portierëve të Skënderbeu­t, duke u shpallur kampion. Kushe ishte ikonë e futbollit korçar. Pasi nisi karrierën në vendlindje, në moshën 18-vjeçare shkoi në Shkodër për të kryer shërbimin e detyrueshë­m ushtarak dhe atje u bë pjesë e Vllaznisë, si portier i parë, duke zënë vendin e të madhit Paulin Ndoja. Kushe arriti të fitonte dy tituj kampion me Skënderbeu­n, një herë si ndihmës i Shpëtim Duros dhe më pas i Stanislav Levit. Ende pa mbushur 60 vjeç, Kushe u vetëflijua, ndërkohë që, për vite të tëra, u përball me konsumin e alkoolit, çka i solli jo pak probleme. Pas vitit 2012, Kushe e kishte pasur të pamundur të vazhdonte punën si trajner, por edhe mësues i edukimit fizik për shkak të problemeve shëndetëso­re të lindura.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania