Panorama Sport (Albania)

Korçarët nisën dje anti-Mladën

-

Pas dy ditësh pushim, Skënderbeu është rikthyer në Korçë për të vijuar përgatitje­t për ndeshjen e radhës që do të luhet të enjten në Boleslav të Çekisë kundër Mladës. Bardhekuqt­ë dje kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore në orën 18:30, duke nisur kështu javën anti-Mlada. Ka qenë një seancë e lehtë për bardhekuqt­ë, por që nga dita e sotme pritet që përgatitje­t të jenë më të plota. Tri ditë do të ketë në dispozicio­n trajneri Ilir Daja, i cili shpreson që lojtarët të mos vuajnë ngarkesën e dy ndeshjeve me Kairatin. Mungesë e sigurt për ndeshjen e 27 korrikut është ajo e Sabjen Lilajt, që u ndëshkua me karton të kuq.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania