Panorama Sport (Albania)

Plaku, risia kundër çekëve

Sulmuesi pritet titullar, gambiani Ali Soue nuk është gati për Skënderbeu­n

- LLAZI SARO

Sebino Plaku pritet të udhëheqë sulmin e Skënderbeu­t në ndeshjen e parë që skuadra korçare do të luajë ndaj Mlada Boleslav, të enjten, në orën 18:00, në qytetin çek. Goli që shënoi ndaj Kairatit, por edhe forma e mirë që po kalon, duket se e ka bindur trajnerin Ilir Daja për t'i dhënë një fanellë titullari tiranasit. Në fakt, zgjedhja për Plakun nga minuta e parë bëhet gati e detyrueshm­e, edhe për faktin se sulmuesi tjetër, Xhejms Adeniji, nuk është në kondicioni­n më të mirë fizik, pasi u dëmtua në takimin e fundit. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për malazezin Goran Vujoviç, i cili u dëmtua të mërkurën e kaluar. Në ndeshjen e së enjtes, mungesë e sigurt për Skënderbeu­n është Sabjen Lilaj, i cili u ndëshkua me të kuq ndaj Kairatit. Në vend të tij gjasat janë që të luajë Donjet Shkodra ose Bruno Dita. XHEJMS

Lajme të mira për trajnerin Ilir Daja në prag të takimit kundër Mladës. Xhejms Ad-

eniji ka qenë pjesë e seancës së parë stërvitore, teksa nigeriani duket se nuk do të jetë mungesë për Skënderbeu­n në Çeki. Një gjë të tillë e konfirmon edhe stafi mjekësor. Sipas fizioterap­istit Jorgo Pantazi, Xhejms me 90% do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen e parë kundër Mladës. "Kemi ndjekur nga

afër gjendjen e Xhejmsit dhe besoj se me 90% lojtari do të jetë pjesë e 18-shes për këtë takim. Jam i bindur që do të rikuperohe­t plotësisht. Më pas, i takon trajnerit të vendosë për të", tregoi Pantazi për gazetën. ALI SOUE

Sulmuesi në pronësi të Kievos, Ali Soue, nuk do të jetë i gatshëm për Skënderbeu­n në takimin e parë ndaj Mladës. Lojtari nga Gambia ka arritur marrëveshj­en me korçarët dhe pritet të mbërrijë sot ose nesër në Shqipëri për të nisur stërvitjen. Mësohet se sulmuesi nuk ka kondicioni­n e duhur fizik për të qenë gati në ndeshjen e parë. Edhe pse vlerësohet si një prej goditjeve më të rëndësishm­e në sulm, Soue me shumë mundësi do të debutojë me fanellën bardhekuqe në sfidën e kthimit, që do të luhet më 3 gusht në stadiumin "Skënderbeu". Sot pritet që korçarëve t'u bashkohet sulmuesi kosovar, Shend Kelmendi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania