Panorama Sport (Albania)

Shkëndija, për triumfin e radhës

-

Pas kthimit nga Finlanda, ekipit të Shkëndijës i është rezervuar një pritje madhështor­e në sheshin qendror të Tetovës. Atmosfera ka qenë festive, ku mijëra njerëz kishin dalë për të pritur heronjtë. Të pranishmit i përshëndet­i kapiteni Ferhan Hasani, i cili i falënderoi për mikpritjen. Fantazisti pohoi se Shkëndija gjithnjë është mundur që të bëjë më të mirën për të bërë krenar qytetin e Tetovës, tifozët e saj të mrekullues­hëm, "Ballistët", si dhe gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Shkëndija e Tetovës për herë të katërt në historinë e paraqitjev­e europiane, ndeshjen e parë do ta luajnë si mysafire. Udhëtimi europian i Shkëndijës vazhdon të enjten në Vilnius të Lituanisë, ku në kuadër të raundit të tretë të eliminator­eve të Europa Ligës kuqezinjtë përballen me Trakain. Javën e kaluar në Finlandë, kundër HJK Helsinkit, Shkëndija zhvilloi ndeshjen e 20-të në Kupat e Europës, ku është përballur nga dy herë me 10 kundërshta­rë, 5 prej të cilëve i ka eliminuar. Prej Partizanit të Beogradit në debutim në vitin 2011 e deri te HJK Helsinki të enjten, Shkëndija regjistron 8 fitore, 5 barazime dhe 7 disfata. Takimi Trakai-Shkëndija, që do të luhet të enjten në Vilnus në orën 18:30, do të gjykohet nga irlandezi Nil Dojll. Më herët arbitri ka gjykuar Kombëtaren U-21 të Maqedonisë në Shkup ndaj Islandës, si dhe miqësoren mes Maqedonisë dhe Iranit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania