Panorama Sport (Albania)

Rikthehet Serxhio Zhunior

-

Sulmuesi brazilian, Serxhio Zhunior, që mbylli sezonin me Laçin si i huazuar, është rikthyer dje në stërvitje me Skënderbeu­n. Lojtari është nën kontratë edhe dy vite me klubin korçar, por nuk bën pjesë në planet e stafit teknik. Sipas të gjitha gjasave, ai do të huazohet sërish në një klub të Superiores, në një kohë që së fundmi ka pasur një tentativë edhe nga skuadra e Kategorisë së Parë, Tomori. Zhunior luajti me fanellën e korçarëve në pjesën e parë të sezonit të kaluar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania