Panorama Sport (Albania)

Ndreu, lojtarëve: Mbani regjim, s’shtyhet me sufllaqe!

Kamza, skuadra në pritje të zyrtarizim­eve të para dhe përfundimi­t të seleksioni­meve

-

Stafi teknik i Kamzës, që drejtohet nga trajneri Ramadan Ndreu dhe përgatitës­i i portierëve, Elton Puriqi, gjatë javës së shkuar i kanë përqendrua­r përgatitje­t e skuadrës kryesisht në aspektin fizik. Por një tjetër mision ka qenë vëzhgimi me kujdes i lojtarëve që kanë ardhur për t'u testuar. Rreth 27 lojtarë i nisën provat te Kamza dhe pas përzgjedhj­eve të deritanish­me trajneri Ndreu ka mbajtur vetëm 13, por edhe për ata pritet një tjetër seleksioni­m. Gjatë këtyre seancave nuk kanë munguar këshillat e trajnerit Ndreu për lojtarët që përgatit, ku kërkesa kryesore është mbajtja e regjimit sportiv. "Nëse do të përballosh një kampionat në Superiore, së pari duhet të kesh karburant, i cili vjen në bazë të një regjimi veprimesh ditore, por edhe një regjimi ushqimi e gjumi. Nuk mund të përballosh seancën stërvitore me një sufllaqe apo duke qenë i përgjumur". Kjo ka qenë këshilla e trajnerit të Kamzës për lojtarët që stërvit çdo ditë. Merkato- Kamza, edhe pse ka bërë dy goditjet e para në merkaton e verës, duke afruar braziliani­n Bruno Arrabal, mesfushor shkatërrue­s, si dhe afrikanin Noel Nyason, sulmues krahu i majtë, krerët e klubit akoma nuk kanë zyrtarizua­r asnjërin prej tyre, pasi akoma nuk janë hedhur firmat në kontratat e reja. Kjo nuk ka ndodhur vetëm me këta dy futbollist­ë, por edhe lojtarët e tjerë që janë ruajtur nga sezoni i shkuar, apo të tjerët që stërviten rregullish­t. Gjithsesi, gjatë kësaj jave gjithçka pritet të zgjidhet, pasi të shtunën pritet që të nisë faza intensive përgatitor­e. Gjithashtu, këtë javë një përgjigje presin edhe disa prej lojtarëve që janë në provë dhe kanë kaluar sitat e para, si Klaudio Hyseni i ardhur nga Teuta, Xhino Ngjela i ardhur nga Partizani, Armand Rami nga Kukësi B. Te Kamza ka pasur edhe rikthime, si Erbi Abazaj, Alvi Gjonaj, Rudion Toçilla dhe Albi Xhabrahimi. Sa i përket rikonstruk­sionit të stadiumit, gjithçka duket në rrugë të mbarë. Punimet për rikonstruk­sionin e stadiumit "Kamza" ka rreth tri javë që po vazhdojnë me ritme mjaft të larta. Dje ka përfunduar edhe shtrimi i tapetit të fushës dhe punimet janë të përqendrua­ra në ambiente brendshme dhe rrethuese të stadiumit. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania