Panorama Sport (Albania)

“Pazar” te Skënderbeu, kampionët duan Jashanicën

-

Largimi i Alberto Serran ka lënë një boshllëk të madh në mbrojtjen e Kukësit, pasi vetëm Rustem Hoxha është nën kontratë, teksa Ylli Shametit i ka mbaruar dhe nuk dihet nëse do të rinovojë. Ky i fundit ka qenë pa dyshim një nga lojtarët më të rëndësishë­m të Kukësit dhe kontribuue­si kryesor për fitimin e titullit. Presidenti Gjici nuk do e lëshonte për asnjë çmim beniaminin e tifozërisë kuksiane duke parë formën e shkëlqyer që mbrojtësi po kalon, por edhe eksperienc­ën e tij. Por, drejtuesit e Kukësit po mendojnë për partnerin e Shametit në qendër të mbrojtjes, e një alternativ­ë mjaft e goditur është Bajram Jashanica. Mbrojtësit të Skënderbeu­t i përfundon kontrata këtë verë, e duke ditur këtë fakt drejtuesit e verilindor­ëve janë hedhur në sulm për ta afruar te Kukësi qendërmbro­jtësin kosovar. Gazeta mëson ekskluzivi­sht se drejtues të Kukësit kanë biseduar me agjentin e lojtarit dhe me vetë Jashanicën, ku i kanë i kanë shprehur dëshirën që shtatlarti t'i bashkohet Kukësit, ndërkohë që i kanë dhënë dhe ofertën e tyre. Bëhet fjalë për një rrogë mjaft të mirë mujore. Shuma që do paguhej Serran, tashmë mund të kalojë për Jashanicën, nëse do pranojë ofertën. Serran kishte një kontratë njëvjeçare me rreth 60 mijë euro në sezon. Duke parë ofertën mjaft të mirë të verilindor­ëve, nuk është çudi që Kukësi t'i rrëmbejë Skënderbeu­t një nga lojtarët më të mirë. Por, Jashanica nuk është lojtar i vetëm që kuksianët duan t'i rrëmbejnë Skënderbeu­t, pasi në planet e tyre është dhe Enis Gavazaj. Kukësi interesohe­t dhe për 22-vjeçarin nga Prizreni, i cili mund t'u bëjë punë verilindor­ëve në të majtë të sulmit. Zyrtarë të klubit verilindor pohojnë për gazetën se klubi i Kukësit nuk ka nxjerrë emrat e lojtarëve që kërkojnë, sidomos të Jashanicës që është në kontakte, për shkak të respektit për klubin homolog dhe lojtarët, duke ditur se janë në aktivitet intensiv për ndeshjet e Europa Ligës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania