Panorama Sport (Albania)

Rasti i Serran dhe autogoli i Radeskit te Shkëndija

-

Skënderbeu dhe Flamurtari janë të vetmet skuadra shqiptare që vijojnë marshimin në Europë. Menaxhimi i mirë i situatave është pjesë e suksesit të këtyre dy klubeve dhe për këtë arsye bëjnë diferencë me skuadrat e tjera që janë eliminuar tashmë. Krahasimi më i mirë i kësaj ka të bëjë me mënyrën se si Shkëndija e Tetovës dhe Kukësi i trajtuan gabimet e individëve të veçantë në ndeshjet e fundit në Europë. Në përballjen e parë me Sherif Tiraspol në Moldavi, mbrojtësi i Kukësit Alberto Serran shkakton penallti, ku topi u ndal në ajër brenda zonës nga dora e spanjollit. Ndërsa në ndeshjen e kthimit të Shkëndijës së Tetovës në Helsinki, në minutën e 28- të kuqezinjtë e gjejnë veten në disavantaz­h, ku topin e ardhur nga këndi, pa dashje, Marjan Radeski e devijon në portën e tij. Autogoli i Radeskit kaloi me qetësi dhe pa zhurmë te tetovarët duke e konsiderua­r atë si një gabim njerëzor. Ndërsa penalltia e shkaktuar nga Serran te Kukësi u trajtua me skenare të denja për filma spiunazhi. Spanjollit iu konfiskuan të gjitha mjetet e komunikimi­t, pasi dyshohej për tolerim. Si përfundim Serran u largua nga Kukësi, ndërsa Radeski vijon punën te Shkëndija për të ecur sa më gjatë në Ligën e Europës. Ky shembull tregon qartë diferencat dhe profesiona­lizmin e skuadrave shqiptare në krahasim me simotrat nga Maqedonia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania