Panorama Sport (Albania)

Ikin Pashaji e Memini, gati zëvendësue­sit

-

Pas eliminimit nga turi i dytë paraelimin­ator i Ligës së Kampioneve, Kukësi pritet që t'i nënshtrohe­t një ndryshimi të dukshëm në ekip. Burime të sigurta në klubin verilindor bëjnë me dije për gazetën se dy lojtarët e radhës që janë larguar nga ekipi janë Entonio Pashaj dhe Rexhep Memini. Në fakt emrat e dy mbrojtësve janë lakuar edhe më parë se do të largohen nga Kukësi, por vendimet kanë kthyer. Por, këtë herë duket se vendimi është i pakthyeshë­m, pasi Kukësi ka gjetur dhe zëvendësue­sit e tyre. Gazeta mëson se drejtuesit do të afrojnë Kostandin Ndonin dhe Bruno Lipin. Ndoni është një ish-lojtar i Kukësit, i cili është pjesë e klubit grek të Asteras Varis. Qendërmbro­jtësi shtatlartë bëri disa ndeshje të mira në sezonin 20152016, kur ishte pjesë e skuadrës verilindor­e. Moment që e bëri të "njohur" Ndonin ishte penalltia e fituar nga Arbnor Fejzullahu, më 19 shtator 2015, ku Partizani fitonte me Kukësin me rezultatin 2-0, me gola të Plakut dhe Sukajt, ku ky i fundit shënoi me penallti, të cilën Fejzullahu e fitoi në duel me Ndonin. Në atë kohë i gjithë kampi verilindor tha se kosovari ia vodhi Ndonit 11- metërshin. 28vjecari më herët ka qenë pjesë e Apolonisë dhe Kastriotit. Ndërsa afrim tjetër pritet të jetë Bruno Lipi, i cili ka qenë pjesë e Bylisit, Laçit dhe së fundmi Turbinës. Lipi shikohet si një alternativ­ë në qendër të mbrojtjes, por edhe në mesfushë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania