Panorama Sport (Albania)

Sot pritet vendimi i Mazrekajt

-

Lajmet e fundit të merkatos e kanë dërguar Mentor Mazrekaj te Prishtina, pasi një fakt të tillë e ka bërë edhe klubi kosovar përmes faqes zyrtare. Përpos lajmeve që e lidhin me largimin nga Partizani dhe kalimin te Prishtina, mesfushori kosovar ka bërë të ditur se do të jetë vetëm ai që do të vendosë se ku do të luajë në edicionin e ri. 28-vjeçari ka deklaruar se të hënën, pas përfundimi­t të pushimeve, do të vendosë për të ardhmen e tij. Sipas këtyre deklarimev­e, i bie që sot Mazrekaj të vendosë për skuadrën ku do të luajë në sezonin e ri. Ai ka pohuar se në Kosovë ka biseduar vetëm me Prishtinën, por ka bërë të ditur se ka oferta nga Shqipëria, por edhe nga Maqedonia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania