Panorama Sport (Albania)

Nis java e fundit stërvitore në Shkodër

-

Pas dy ditëve pushim, trajneri Cungu do t'u rikthehet seancave stërvitore në krye të Vllaznisë. Trajneri po stërvit atë kontingjen­t lojtarësh që ka në dispozicio­n, që me shumë mundësi do të përbëjë edhe bazën e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Vllaznia do të stërvitet edhe gjatë kësaj jave në Shkodër, pasi javën e ardhshëm pritet që të zhvendoset drejt Beranes në Malin e Zi për të vijuar fazën përgatitor­e. Trajneri Cungu me stërvitjet në qytetin verior nuk i ka ngarkuar shumë lojtarët, duke parë edhe temperatur­at e larta. Ai ka zhvilluar nga një stërvitje në ditë dhe fundjavat i ka lënë pushim. Ngarkesën e plotë lojtarët do ta marrin gjatë fazës përgatitor­e, gjatë se cilës do të zhvillohen edhe disa ndeshje miqësore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania