Panorama Sport (Albania)

Taho: Vlonjatët po marrin rrugët

"U kthyen në modë të huajt, por kemi harruar që me lojtarët tanë kemi fituar trofe"

- ERMAL SIKA

Rapo Taho mendon se Flamurtari ka gabuar me vlonjatët. Në një intervistë të dhënë dje për "Panorama Sport", ish- trajneri i njohur analizon merkaton e bërë nga klubi dhe trajneri Duro. Për Tahon nuk është vepruar siç duhet me talentet vendas, ndërsa afrimi i sa më shumë të huajve është kthyer tashmë në "sëmundje".

Flamurtari ka qenë një nga ekipet më aktivë në merkato. Si e vlerësoni këtë fakt?

Flamurtari ka afruar disa lojtarë të rinj në këtë sezon ku kemi parë se është përqendrua­r në tregun e huaj. Administra­tori Idrizi i ka lënë dorë të lirë trajnerit Duro dhe kjo më pëlqen, pasi i ka dhënë kompetenca. Afrimet duket se janë lojtarë të mirë. Na vjen keq për largimin e djemve të Vlorës. Flamurtari duhet të mendojë më shumë për të ardhmen e tyre. Po të shikoni janë vetëm 4 lojtarë

vlonjatë, por nga ata vetëm një mund të luajë në formacion.

Mendoni se kanë gabuar drejtuesit duke larguar vendasit?

Kjo është kompetenca e drejtuesve. Vlorës kurrë nuk i ka munguar talenti. Kjo më shumë është dobësi e stafit. Kanë ardhur dhe kanë ikur shumë lojtarë. Por na ka ikur shpirti i garës, ka ikur cilësia. Duhet që të përkrahen edhe lojtarët tanë, sepse po na marrin rrugët. Ne kemi patur një akademi shumë të mirë, duhet që ta ngremë atë dhe të vijojmë atë rrugë të mirë. Them se e gjithë kjo që ka ndodhur me të rinjtë dhe talentet vlonjate është për shkak të punës së dobët të drejtuesve.

A mund të largoheshi­n lojtarë si Halilaj, Kuqi, Shehaj?

Duhet që të dini diçka. Lojtarët e huaj nuk e ndiejnë siç duhet peshën e fanellës. Natyrisht që dhe ata kur vijnë te Flamurtari konsideroh­en si vlonjatë dhe duhet që të mbajnë përgjegjës­itë e veta. U bë sëmundje kjo gjë, që merr të huaj sa më shumë. Po lojtarët tanë ku t'i çojmë? Ata e ndiejnë më shumë fanellën. Me ta ne kemi arritur suksese, kemi fituar edhe Kupën e Shqipërisë.

Drejtuesit e klubit justifikoh­en me faktin se nuk ka shumë lojtarë në tregun shqiptar. Ndani edhe ju këtë mendim?

Nuk është e vërtetë kjo gjë. Në tregun shqiptar, ka lojtarë të mirë. Kemi rastin e Kukësit. Aty kemi lojtarë të mirë shqiptarë. Por duhet një menaxhim sa më i mirë i këtyre lojtarëve. Kjo u del si detyrë atyre që merren me këtë punë ta bëjnë.

Ndërkohë që nuk janë përcaktuar ende objektivat. Si e shihni sezonin e ardhshëm?

Çdo klub ka objektivat e veta. Them se me kalimin e ditëve dhe me punën që do të bëhet do të vendosen edhe objektivat e klubit. Por ne çdo vit kemi vënë shumë objektiva madhorë, por kemi dështuar. Kemi rrezikuar që të dalim edhe nga kategoria. Në këto kushte, duhet që të punojmë më me 'këmbë në tokë'.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania