Panorama Sport (Albania)

Lushnja pret Cankën, Gava i pavendosur

Sulmuesi ende nuk ka gjetur akordin me drejtuesit e klubit verdhejesh­il për anën financiare

-

Me ngjitjen në Superiore, Lushnja ka nisur rikonstruk­sionin e stadiumit "Roza Haxhiu". Bashkia e Lushnjës, përmes investimit në bashkëpuni­m me FSHF-në, kërkon të plotësojë kushtet e vendosura nga sektori i licencimev­e për elitën, në stadiumin "Roza Haxhiu". Ky investim ka një javë që ka filluar dhe pritet që të hiqet tapeti ekzistues pas katër viteve përdorim. Në të kaluarën investimet që janë bërë me fushën e stadiumit kanë kërkuar kohë. Kështu investimi i fundit i bërë në sezonin 2012-2013 filloi në nëntorin e vitit 2013 dhe përfundoi në majin e vitit 2014. Pas gjashtë ndeshjeve të para të këtij sezoni, Lushnja hapi fushën dhe u rikthye në "Roza Haxhiu" vetëm në ndeshjen e fundit me Partizanin, ku festoi Superioren. Verdhëjesh­ilët zhvilluan tetë ndeshje në fushë asnjanëse, në Berat, Kavajë, Peqin, Fier deri në Tepelenë. Në investimin e radhës, Lushnja kërkon të shfrytëzoj­ë periudhën e mbetur të verës dhe ta nisë sezonin në "Roza Haxhiu" duke qenë që kampionati fillon më 9 shtator. Por, një gjë e tillë duket shumë e vështirë, pasi punimet nuk nisën në fund të majit, por vetëm para një jave. Ekipi - Pas pushimit të së dielës, lushnjarët do të zbresin sërish në fushë për javën e katërt stërvitore në kuadër të përgatitje­ve për sezonin e ri. Verdhëjesh­ilët vijojnë të përgatiten në kushtet e shtëpisë, në fushën e stadiumit të tyre. Axhenda mund të vijojë me miqësoren e luksin ndaj Barit, që do të luhet në "Via del Mare" të Leçes dhe më pas skuadra mund të vijojë për- gatitjet në Divjakë, në kushte grumbullim­i. Te Lushnja vijon të mungojë sulmuesi Mikel Canka, i cili nuk ka gjetur akordin financiar me Lushnjën. Ndërkohë që elbasanasi Gava mbetet në kontakte me drejtuesit dhe mund të jetë pjesë e ekipit sezonin e ardhshëm. Me kalimin e ditëve, skuadra po merr formë dhe do të jetë gati për Superioren. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania