Panorama Sport (Albania)

Skuadra nis stërvitjet në Mavrovë

-

Flamurtari ka mbërritur dje në Mavrovë të Maqedonisë ku edhe do të zhvillojë fazën përgatitor­e 15ditore. Ekipi u nis dje rreth orës 08:00 të mëngjesit nga Vlora. Deri më 7 gusht, Flamurtari do të stërvitet në Mavrovë, ndërsa më pas 15 ditët e tjera do t'i zhvillojnë në Veria të Greqisë. Në Maqedoni, Flamurtari do të zhvillojë edhe tri ndeshje miqësore. Këto takime do të luhen në datat 30 korrik, 3 dhe 7 gusht, përkatësis­ht me ekipet Macedonia, Gostivar dhe Zajaz.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania