Panorama Sport (Albania)

Përgatitje pa shpenzime, fierakët qëndrojnë në shtëpi

-

Trajneri Ndriçim Kashami ka nisur nga puna te skuadra e Apolonisë, duke njohur kontingjen­tin e lojtarëve që ka në dispozicio­n. Ai mendon se ekipi ka nevojë edhe për katër lojtarë cilësorë që pritet të vijnë nga merkato, ndërkohë që bën me dije se faza përgatitor­e do të zhvillohet në Fier. "Nuk kemi vendosur ende për fazën përgatitor­e, por megjithatë mendoj se dhe në Fier zhvillimi i saj nuk do të ishte keq, për arsye se këtu plotësohen të gjitha kushtet infrastruk­turore për një zhvillim normal të saj. Ne do të punojmë me insistim, në mënyrë sa më profesiona­le, që skuadra të jetë konkurrues­e duke luajtur mirë dhe qenë rezultativ­e jo vetëm për të rikthyer tifozët e larguar, por edhe për të realizuar objektivat që do të ketë për sezonin e ri, siç do të jetë renditja në pesë vendet e para, pse jo, dhe ngjitja në Kategorinë Superiore, edhe pse jemi në një grup të fortë, ku këtë sezon është shtuar edhe Tirana", ka thënë Kashami. Mikel Mbriçaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania