Panorama Sport (Albania)

Kastrioti zbret sot në fushë, pritet Malindi

-

Kastrioti do të zbresë sot në fushën e blertë, ku dhe zyrtarisht pritet të nisë edhe përgatitje­t për sezonin e ri. Ardhja në krye të pankinës e shkodranit Samuel Nikaj, ka sjellë ndryshime në skuadër, por edhe disa afrime cilësore, të cilat sot pritet të mbyllin marrëveshj­en me drejtuesit e skuadrës. Deri më tani, krutanët kanë rinovuar me portierin Erkan Spahija, si dhe me mbrojtësit Elton Doku, Rigers Hoxha, Vilson Lila, Sajmir Gjokeja, Xhuljan Ndreu, Sokol Neziri, si dhe me mesfushorë­t Xhynejt Çutra, Skënder Lilaj, Denis Xhaferri dhe Endri Muçmata. Gjithashtu nga sezoni i shkuar, kanë rinovuar edhe Dunmoye Kabiru dhe Taulant Marku. Sa i takon merkatos, deri më tani krutanët kanë arritur akord me mesfushorë­t Sokol Mziu, Albert Caca, si dhe me mbrojtësin Ergi Borshi dhe me portierin Klajdi Kuka. Gjithashtu, ka pasur bisedime me Arsen Hajdarin, Alis Bocin dhe Alfred Zefin, por edhe me tre kosovarët, Hajdari, Shala dhe Avdyli. Drejtuesit pritet të diskutojnë detajet e fundit të këtyre bisedimeve dhe, në qoftë se do të ketë dakordësi, do të bëhen pjesë e skuadrës. Sakaq, janë shtuar zërat për një afrim të mundshëm edhe të sulmuesit Enco Malindi, me të cilin ka pasur edhe bisedime paraprake. Në rast se bisedimet mes palëve mbyllen me sukses, Kastrioti pothuajse kompletohe­t, megjithatë do të mbetet për t'u parë. Liridon Pasha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania