Panorama Sport (Albania)

Tërbuni nis nga puna me 7 lojtarë

-

Tërbuni do të nisë sot përgatitje­t në fushën e Shtojit në Shkodër, por stafi teknik do të ketë në dispozicio­n vetëm shtatë lojtarë, të cilët kanë firmosur për sezonin e ri. Beci, Prendi, Janot, Zagani, Mezini, Taku dhe Saliaj do të bëjnë bazën e skuadrës, ndërsa pritet të bashkohet me ekipin edhe Senad Lekaj. Klubi ndërkohë po kërkon për afrimin e një portieri pas largimit të Klajdi Kukajt. Sipas të gjitha gjasave, zëvendësue­si i tij do të jetë 19-vjeçari Frend Dikollari. Ndërkohë që trajneri Krepi ka hedhur sytë nga akademia e Vllaznisë dhe ajo e Shkëndijës për të bërë pjesë të skuadrës së tij lojtarë në moshë të re, por që japin garanci për të ardhmen. Ditmir Pema

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania