Panorama Sport (Albania)

Akhmati i shqiptarëv­e nuk ndalet, Roshi luan i dëmtuar

-

Në Superligën ruse, Akhmat Grozni ka arritur të sigurojë fitoren e dytë radhazi. Skuadra e futbollist­ëve të Kombëtares shqiptare të futbollit ka fituar me rezultatin 0-1 në fushën e Rostovit. Në këtë takim, Balaj ka nisur ndeshjen si titullar dhe ka qëndruar në fushën e lojës për 45 minuta dhe si për ironi të fatit ka qenë lojtari, i cili e ka zëvendësua­r që i ka dhënë fitoren skuadrës sapo është futur në pjesën e dytë. Futbollist­i tjetër i Kombëtares shqiptare të futbollit, Roshi, është aktivizuar në minutën e minutën e 65-të. Mesfushori fierak është aktivizuar pak minuta për shkak se nuk ka ende formën më të mirë fizike. Ai po kalon dhimbje në gju dhe kjo e bën që të mos ketë ende mundësi të luajë me minutazh të plotë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania