Panorama Sport (Albania)

Ervis Bici, njihuni me kampionin shqiptar të Italisë në Muay Thai

-

Muay Thai është një sport mjaft i përhapur në Azi dhe sidomos në Tailandë prej edhe e ka prejardhje­n. Një kulturë mjaft e rreptë sportive, psikologji­ke dhe fizike, elemente këto që janë në raport mjaft të ngushtë me njëri-tjetrin, që të sintetizua­ra mirë prodhojnë suksesin. Ervis Bici është një emigrant si shumë të rinj shqiptarë që jeton dhe punon me familjen në Breshia të Italisë. I lindur e rritur në Armathë të Durrësit, Ervis Bici, sot 36 vjeç, është kampioni i Italisë në Muai Thai në peshën 75 kilogramë në federatën Top Combact Federation e njohur në të gjithë Europën. Pak ditë më parë, Bici u ndesh në titullin kampion me italianin Giuseppe Giacomazzo, ky i fundit në rolin e sfidantit. Rezultati? I riu nga Armathi i Durrësit është sot për herë të 3-të kampion i Italisë në peshën e tij 76 kilogramë. Ndërsa ruan pathyeshmë­rinë e fitores së 10 ndeshjeve në po aq të luftuara në ring përgjatë karrierës së tij 2-vjeçare.

PO SI LINDI PASIONI?

Ervis Bici rrëfen për "Panorama Sport" se gjithçka lindi në vitin 2015, kur së bashku me bashkëshor­ten e tij po shikonin një ndeshje Muay Thai në rrugë. Kjo e fundit i thotë bashkëshor­tit të saj se ia njihte pasionin për këtë sport se ai mund të futej në ring dhe mund ta mundte një prej sportistëv­e që po luftonte aty. "Je shqiponjë, tregoje veten", ishin këto fjalët që ndezën dëshirën për të ushqyer pasionin e tij që për nder të legjendës Brus Lee i ka quajtur dy fëmijët e tij nën shëmbëllty­rën e fëmijëve të Lee-s, Brandon dhe Shanon, të futej në ring. Rezultati, dy ndeshje të zhvilluara aty për aty dhe në të dyja Bici triumfon me "nock-out" ndaj dy rivalëve. Menjëherë pas kësaj, Bici nis stërvitjen në garazhin e shtëpisë i asistuar edhe nga kushëriri i tij, Mirjan Bici, i cili pas gati një viti përgatitje i këshillon se "tashmë është koha që të futesh në ringun profesioni­st". Në 2016, sportisti Bici siguron një ftesë për të garuar në një kompeticio­n për titullin Kampion i Italisë të organizuar nga Rimini Wellness ku arrin të triumfojë përballë një kundërshta­ri mjaft të fortë. Më pas, luftëtari Ervis Bici zhvillon edhe 5 ndeshje të tjera në vende të ndryshme të Italisë duke i fituar të 5-ta me pikë. Në 30 prill, ai ndeshet për titullin Kampion i Italisë në Komo, ku arrin të fitojë ndeshjen me rezultatin 5-0. Por e pamenduara ndodh (shikoni videon), atij i mohohet titulli pa asnjë shkak dhe gjerdani i fitores së tij i kalon kundërshta­rit. Bici rrëfen se si në çdo sport, edhe Muay Thai ka anën e vet të errët. Më në fund ai arrin të sigurojë një ftesë në eventin më të rëndësishë­m në Muay Thai në Itali që njihet edhe si "Note dei Campioni", një nga federatat më të mëdha të Italisë. Kur vjen momenti për t'u ngjitur në ring, kundërshta­ri tërhiqet duke pretenduar se ishte me grip.

TRAJNIMI ME KAMPIONIN TAJLANDEZ SAK KAOPONLEK...

Takimi që i ka dhënë një tjetër drejtim karrierës profesioni­ste të luftëtarit Ervis Bici është ai me kampionin tajlandez Sak Kaoponlek. Luftëtari i Muay Thait 6 herë kampion bote dhe luftëtari i vitit 1995 në Tailandë, titulli më i lartë për një sportist të kësaj kategorie atje. Një ndihmë dhe një eksperienc­ë e vyer për Ervisin sidomos në ndeshjen e fundit për kampion Italie. Ervisi rrëfen se në muajin prill e njoftojnë se është i ftuar për përballjen me italianin Giuseppe Giacomazzo për titullin kampion Italie të Federatës Top Combact Federation, e cila njihet në të gjithë Europën. Gjatë stërvitjes për këtë event, sportisti Bici pëson një dëmtim në gjurin e majtë dhe shputën e këmbës së djathtë dhe kërkon shtyrjen e ndeshjes në shtator. Por organizato­rët e eventit i bëjnë me dije se ishte gjetur një tjetër sfidant në vendin e tij dhe për këtë ai do të zëvendësoh­ej. "Ishte një ndjesi si nëpër filma", rrëfen Bici. Edhe pse me dhimbje të shumta dhe pas konsultës me trajnerin e tij tajlandez Kaoponlek, ai vendos të marrë pjesë në dyluftim. Një ndeshje 3X3 siç njihet në këtë kategori dhe në raundin e tretë kundërshta­ri italian Giacomazzi tërhiqet nga ndeshja. Ervis Bici në mbrëmjen e 16 korrikut shpallet Kampion i Italisë. Ndjenjat patriotike janë shumë të rëndësishm­e për aktiviteti­n e tij tregon Ervis Bici. I vetëquajtu­r "Shqiponja e Zezë", ai garon në ring si Antica Illyria Ervis, flamuri kombëtar është i pranishëm në çdo ndeshje të tij dhe besimi se dikush atje lart, që është shumë i dashur për të, e mbron në çdo sfidë, ndërsa engjëjt mbrojtës të tij pa diskutim janë dy fëmijët Brandon dhe Shanon.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania