Panorama Sport (Albania)

Miqësorja, Kosova thyen Shqipërinë

Fitojmë dy periodat e fundit, por nuk mjaftojnë. Dardan Berisha i papërmbajt­shëm

- ABDULLA DUSHKU

Një ditë pas inciden tit në miqësoren me dyer të mbyllura, dje Kombëtarja e Shqipërisë është mundur sërish nga Kosova në testin e dytë radhazi, këtë herë me shifrat 72-90. Kosovarët kanë arritur të rrëmbejnë fitoren që në pjesën e parë, madje perioda e dytë ka qenë ajo që ka zgjidhur gjithçka në favor të tyre. Pasi kanë triumfuar në dy periodat e para 19-25 dhe 1431, e kanë mbyllur këtë fraksion me një diferencë prej 23 pikësh, 33-56. Në fraksionin e dytë është skuadra jonë që përpiqet të ngushtojë diferencën, duke fituar të dyja periodat, por rezultatet e tyre kanë qenë të ngushta. Kuqezinjtë fituan në periodën e tretë 23-20 dhe të fundit 16-14, gjë që nuk ka mjaftuar për të përmbysur rezultatin e pjesës së parë.

LOJA - Për sa i përket kronikës së ndeshjes, kosovarët që në start marrin kryesimin, teksa protagonis­t bëhet Shoshi që realizon dy kosha të menjëhersh­ëm dhe 4-0 për Kosovën. Epërsia e kosovarëve vijon deri në fundin e kësaj periode të parë. Vetëm një moment tanët kanë arritur ta barazojnë 7-7, kur Muça nën tabelë shënon një kosh mjaft të bukur. Kështu perioda e parë mbyllet 19-25 për Kosovën. Bëjnë diferencën gjatë kësaj periode Shima, Bushati e Shima nga ekipi ynë dhe Shoshi e Veseli nga Kosova. Madje, ky i fundit arrin të shënojë dhe të vetmin trepikësh të periodës së parë. Në periodën e dytë, edhe pse ekipi ynë e nis mjaft bukur me një trepikësh të Gjyzelit, nuk kemi arritur dot të ekuilibroj­më ndeshjen, pasi Dardan Berisha ka qenë i papërmbajt­shëm, duke realizuar 6 trepikësha nga 8 gjuajtje drejt koshit. Kjo periodë ka qenë fatale

për ekipin tonë, pasi kosovarët e fitojnë thellësish­t 14-31. Pas pushimit, lojtarët tanë përpiqen të korrigjojn­ë, por janë në diferenca të vogla dhe nuk arrihet të ngushtohet më shumë se 18 pikë diferenca në dy periodat e fundit. Luan mirë Bërdica, edhe pse i ngarkuar me 4

gabime gjatë pjesës së parë, por që arrin t'ia dalë deri në fund të takimit. Po kështu Hysenagoll­i e Muça, të udhëhequr nga kapiteni Shima, bëjnë lojë të bukur. Në periodën e tretë kuqezinjtë janë në avantazh me 3 pikë, ndërsa më pas gjithçka mbyllet 72-90.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania