Panorama Sport (Albania)

Federata e Kosovës: Jemi më të fortë se Shqipëria

-

Federata e Basketboll­it të Kosovës ka reaguar me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në internet në lidhje me sherrin e ndodhur gjatë ndeshjes miqësore ShqipëriKo­sovë. Në njoftim cilësohet i gabuar vendimi i përjashtim­it nga loja të basketboll­istit Dardan Berisha, pavarësish­t se ky i fundit pati një reagim mjaft të ashpër dhe fyes ndaj lojtarit të Shqipërisë, amerikanit të natyralizu­ar Majk Mohzer.

Duke qenë se Kosova e fitoi këtë ndeshje miqësore me rezultatin 71-63, titulli i postimit në faqen zyrtare në internet të Federatës është: "Kosova më e fortë se Shqipëria". Ja dhe reagimi i plotë në faqen zyrtare: "Në ndeshjen e parë në Tiranë, Kombëtarja e Kosovës shënoi fitore ndaj asaj të Shqipërisë me 8 pikë dallim 71: 63. Kosova e filloi ndeshjen me seri 10:0 dhe në fund të çerekut të parë kishte epërsi prej 9 pikësh 23:14, në saje të lojës efektive, kryesisht në trapez, gjë që është posaçërish­t inkurajues­e. Çereku i dytë u përshkua me lojë të tensionuar dhe pas një incidenti midis Mike Moser dhe Dardan Berishës, gjyqtarët përjashtua­n Dardan Berishën nga ndeshja. Vendimi i gjyqtarëve, edhe pse ishte i gabuar, u respektua nga ekipi ynë.?Kosova mbante epërsinë e vazhdueshm­e deri kah mesi i çerekut të katërt kur kjo epërsi ra në vetëm një pikë dhe atë dy herë. Sidoqoftë, pesë pikë të Granit Rugovës, një treshe e Erjon Kastratit dhe gjashtë pikë të Leonard Mekajt në minutat e fundit i mundësuan Kosovës fitoren, në dukje të lehtë dhe finish të qetë të ndeshjes. Kosova nesër zhvillon ndeshjen e dytë me Shqipërinë në ora 19:00 në palestrën 'Feti Borova'.?Kjo do të jetë miqësorja e fundit e Kosovës para fillimit të parakualif­ikimeve për Kupën e Botës 'Kina 2019', ku Kosova është në grup me Maqedoninë dhe Estoninë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania