Panorama Sport (Albania)

Grima, i sinqertë: Synojmë të evitojmë vendin e fundit

Flet trajneri i kombëtares së femrave

-

Trajneri i kombëtares shqiptare të femrave, Armir Grima, thotë se synimi i skuadrës që drejton në ndeshjet e raundit eliminator për kualifikim­in në Kupën e Botës do të jetë që të mos renditet më në vendin e fundit. Në një intervistë të dhënë për "Supersport", ai i cilësoi si "VIP" skuadrat kundërshta­re në grup, Zvicrën, Poloninë dhe Bjellorusi­në. "Normalisht tani fillon edhe vështirësi­a që rritet, nuk është më ai niveli i turit paraelimin­ator. Tani janë skuadra "VIP" dhe do të përgatitem­i që ta mbyllim me sa më tepër sukses këtë grup eliminator", - ka thënë fillimisht Grima, për të folur më pas për përgatitje­t. "Ne do të mundohemi që edhe në fillim të shtatorit të bëjmë një test miqësor ndoshta në Kosovë edhe me disa vajza të reja që kemi në planet tona, të cilat nuk kanë qenë pjesë e ekipit, për të forcuar sa më shumë grupin. Janë ndeshje të vështira: Zvicra është ekip që luan në Kampionati­n Europian të femrave, edhe Bjellorusi­a është një vazo më lart se ne. Do të mundohemi të kemi sa më tepër elementë cilësorë, për të arritur synimet tona, që të mos jemi më Shqipëria e vendit të fundit në grup. Ne duhet të mendojmë që të ecim me këmbë në tokë dhe ta dimë nga vijmë. Kombëtarja e femrave në Shqipëri është krijuar vetëm gjashtë vjet më parë, nuk duhet të pretendojm­ë menjëherë shumë lart. Ekipi synon gjithmonë të marrë rezultat pozitiv. Është e vështirë, por jo e pamundur".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania