Panorama Sport (Albania)

Shima komenton incidentin e së shtunës

-

Kapiteni i Kombëtares shqiptare të Basketboll­it, Gerti Shima, në një bisedë për "Panorama Sport" ka komentuar dje edhe incidentin që ndodhi në testin e parë, që u luajt të shtunën në pallatin e sportit "Feti Borova". Sipas Shimës, këto sjellje në të tilla ndeshje nuk i nderojnë dy Kombëtaret. "Në radhë të parë, me lojtarët e Kombëtares së Kosovës ne jemi shokë dhe miq. Mendoj se nuk ishte një veprim i mirë ai që bëri Berisha në ndeshjen e dy ditëve më parë. Ndoshta ka qenë shumë i nervozuar që u shpreh në atë mënyrë. Këto sjellje nuk na nderojnë. Gjithsesi, tashmë çdo gjë është e kaluar dhe ne mbetemi miq me lojtarët nga Kosova", ka thënë kapiteni Shima.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania