Panorama Sport (Albania)

Zamorano: Më kërcënuan, Vijar masakroi arbitrat

“Kush ishte kundër tij, përfundont­e në kategorinë e tretë"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Dalin të tjera të dhëna dhe fakte që kritikojnë hapur mënyrën se si e menaxhonte Federatën Spanjolle të Futbollit, Angel Maria Vijar. Në pritje të vendimit përfundimt­ar nga gjykata, ai është përballur me akuza të reja nga një ish-gjyqtar spanjoll. Alfonso Pino Zamorano tregon mënyrën se si gjyqtarët ishin "manipuluar", ishin kërcënuar dhe kishin dhënë ryshfet për të mbajtur pozicione të mira. Ai thotë se ishte pikërisht Vijar që i bënte listat për të vendosur se kush do të arbitronte në La Liga, në Segunda apo në kategoritë inferiore, por zgjidhte gjithashtu edhe arbitrat ndërkombët­arë nga Spanja. Zamorano tregon se kishte njerëz përreth arbitrave, të punësuar nga Vijari që bënin fushatë shpeshherë për t'u mbushur mendjen se ai ishte më i miri dhe nuk kishte të tjerë. "Realisht besonim se Vijar po bënte gjëra të mira, por ndoshta ishim të rinj dhe nuk kuptonim. Na manipuloni­n duke na shtuar pak rrogën, por ato para na i merrnin sërish. Këta njerëz punonin si sekserë që na kërkonin 5% nga të gjitha fitimet e një viti, duke na lënë të kuptohej se i donin shefat për të na zgjedhur në vende të mira", tregon Zamorano.

VENDOS VIJAR- Ish-arbitri i njohur i kampionati­t spanjoll akuzon se gjithçka në federatë e drejtonte Vijari, duke nisur nga zgjedhjet për arbitrat, nga vendimet që duhen marrë. "Ishte pikërisht federata ajo që i urdhëronte të gjithë si të votonin, sepse në të kundërt nuk do ta kishin punën mirë. Më kanë kërcënuar edhe mua. Madje, mbaj mend, kur do të zgjidhesha arbitër, mora vota edhe nga njerëz që as nuk i njihja. Kjo, sepse m'i kishte premtuar Vijari dhe ata që ishin përreth tij", vazhdon 45-vjeçari. Ai thotë se nuk kishte rëndësi performanc­a e arbitrave, sepse vendimet për shkarkime apo ngritje në detyrë i merrte presidenti i federatës. "Di shumë raste që janë 'djegur', sepse ishin kundër Vijarit. Fernandez Hinojosa kishte folur dikur kundër presidenti­t dhe ai nuk u ngjit kurrë në La Liga, duke arbitruar gjithmonë në kategoritë inferiore. Kishte edhe nga ata që nuk shkonin kurrë në ndeshjet ndërkombët­are apo nuk merrnin stemën e FIFA-s, sepse Vijar nuk i miratonte. Ai e menaxhonte federatën si një fermer dhe bënte gjithçka që mendonte. Nuk kishte përgjegjës­i, sepse askush nuk e kontrollon­te", tregon Zamorano.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania