Panorama Sport (Albania)

Lojtarët e stolit një minierë ari, Reali fitoi 160 mln euro

Zbardhet plani i "galaktikëv­e" për sulmuesin Mbape

-

Zinedin Zidan ka me çfarë të krenohet. Jo vetëm që arriti të fitonte titullin kampion në Spanjë dhe dy Champions radhazi, por u dha një vlerë të jashtëzako­nshme lojtarëve të tij. Këtu flasim për Moratën dhe jo për Hames Rodrigezin, por kjo nuk e prish "magjinë" që ka pasur skuadra e tij në vitet e fundit. Nga Reali janë larguar vetëm 4 lojtarë dhe i kanë sjellë skuadrës të ardhura të frikshme. Shitjet e Moratës, Danilos, Hamesit dhe Marianos kanë shërbyer për të arkëtuar 160 milionë euro.

SHITJET - Me transferim­in e tij te Çelsi, Alvaro Morata u bë lojtari spanjoll më i shtrenjtë i historisë. Blutë e Londrës paguan 80 milionë euro për të, ndërkohë që një tjetër transferim i bujshëm këtë verë ishte ai i Hames Rodrigezit te Bajerni. Kolumbiani u largua në formë huazimi, por në rast se Bajerni do të vendosë ta blejë, atëherë duhet të paguajë 45 milionë euro për të. Danilo gjithashtu ishte një shitje e zgjuar e madrilenëv­e, pasi prej tij morën 30 milionë euro. Braziliani shkoi te Siti, ndërkohë që në Madrid ishte një rezervë luksi. I pari që u largua nga madrilenët ishte Mariano dhe shitja e tij siguroi 8 milionë euro. AFRIMET - Deri tani, Reali ka shpenzuar vetëm 46.5 milionë euro. Dy lojtarët e afruar nga madrilenët janë Sebajos (16.5) dhe Teo Hernandez (30). Kjo do të thotë se madrilenët kanë edhe 120 milionë euro për të shpenzuar dhe objektivi kryesor në këtë merkato është Kilian Mbape.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania