Panorama Sport (Albania)

Beloti dhe shokët e tij, listë e gjatë për Zidanin

-

Një ditë më parë, Zinedin Zidan tha se Reali është më i dobët me largimin e Moratës dhe i duhet patjetër një sulmues në ekip. Nisur nga ky fakt, presidenti Perez po mendon alternativ­at dhe lojtarët që janë të mundshëm në këtë merkato vere. Shumë sulmues ende nuk kanë gjetur skuadrën ku do të luajnë në të ardhmen dhe sigurisht që Reali mund të jetë ëndrra e tyre. Andrea Beloti është një mundësi reale, ndërkohë që nuk mbeten pas as lojtarë si Aguero apo Aubamejang. Edhe Aleksis Sançez mund ta bëjë komod Zidanin, edhe pse ëndrra e madhe e këtij të fundit quhet Kilian Mbape. Ndoshta është më i kushtueshm­i se të tjerët, por më i dëshiruari nga trajneri francez.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania