Panorama Sport (Albania)

Shkëlqen me Flamengon, fiton penallti në fund

-

Vinicius Zhunior u rikthye në fushën e lojës dhe u bë menjëherë vendimtar për ekipin e Flamengos. 17-vjeçari, i cili është blerë nga Reali për 45 milionë euro, fitoi një penallti në minutën e fundit duke i dhënë 3 pikët skuadrës së tij. Prej 2 ndeshjesh, ai nuk po luante për shkak të një dëmtimi, por u rikthye duke qenë i rëndësishë­m për brazilianë­t. Ai u aktivizua në minutën e 61-të dhe bëri një paraqitje shumë të mirë, duke i dhënë sinjale trajnerit se është gati për të qenë titullar në ndeshjen e ardhshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania