Panorama Sport (Albania)

Ganso shprehet i bindur: Do të fitoj tituj në Europë

-

Emri i tij ka qenë i lidhur prej kohësh me futbollin europian, por vetëm sezonin e kaluar arriti të siguronte transferim­in te Sevija. Megjithatë, Ganso nuk la shenjë vitin e kaluar, por ai është i bindur se në vitin e ardhshëm do ta ndihmojë skuadrën për të fituar tituj. "Unë i di vlerat e mia, por edhe ato të skuadrës. Kam besim se do të bëjmë një sezon të mirë dhe do të triumfojmë. Nuk është e lehtë, sepse kundërshta­rët tanë janë të fortë. Megjithatë, kjo nuk na pengon për të synuar të mbërrijmë sa më lart", ka thënë Ganso.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania