Panorama Sport (Albania)

Çerçi: S'do kthehesha kurrë tek Atletiko, më shkatërrua­n

-

Alesio Çerçi rrëfen momentet e vështira të aventurës së tij me Atletikon e Madridit dhe thotë se nuk do ta kishte bërë kurrë këtë zgjedhje nëse kthehej pas në kohë. "E them me 100% bindje se nëse kthehesha në kohë nuk do ta zgjidhja kurrë Atletikon. Humba shumë gjëra aty, edhe në aspektin njerëzor. Në Torino kisha mbështetje nga fansat dhe të gjithë më donin. I tradhtova për një aventurë të re dhe jam penduar për këtë, sepse aty u shkatërrov­a. Tani shpresoj që të kthehem sërish në nivelin tim me Veronën", ka thënë Çerçi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania