Panorama Sport (Albania)

Bufon dhe Khedira joshen nga SHBA-të

-

Sipas edicionit të "La Stampa"-s, Xhanluixhi Bufon dhe Sami Khedira kanë mbetur të mrekulluar nga udhëtimi i tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse portieri luan vitin e fundit të kontratës, gjermani ka edhe dy, por ndoshta një aventurë në "MLS", më shumë edhe si një zgjedhje jete, pas turit që u bëri ish-juventini Andrea Pirlo në ditën e parë të mbërritjes në Nju Jork, kanë dalë zëra se si Bufon, ashtu edhe Khedira mund të transferoh­en në SHBA, verën e ardhshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania