Panorama Sport (Albania)

Marota bllokon De Vrajin për 2018-ën

-

Stefan De Vraj, qendërmbro­jtësi gjigant i skuadrës së Lacios, është një nga objektivat e Juventusit për të zëvendësua­r Leonardo Bonuçin e larguar drejt Milanit. Edhe pse bardhezinj­të kanë bërë disa sondazhe me Lacion, këta të fundit kanë kërkuar të paktën 25 milionë euro, edhe pse holandezi është në skandencë kontrate. Por, nga ana e tij, duket se drejtori Marota ka lëvizur dhe ka një akord me De Vrajin për verën e ardhshme, me mbrojtësin që do të zbarkojë te Juvja me parametër zero.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania