Panorama Sport (Albania)

Barcelonë apo Paris, si ndryshoi në pak orë fati i Nejmarit

Mesi e Suarez e bindën: Nuk mund të na lësh vetëm

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Seri të reja në "telenovelë­n" e merkatos së verës. E ardhmja e Nejmarit është shndërruar në një ekuacion shumë të vështirë për t'u zgjidhur dhe qëndrimi i tij te Barcelona apo largimi drejt PSG- së është bërë i pamundur për t'u lexuar. Një ditë më parë u konfirmua se vetë lojtari ishte bindur për të qëndruar nga shokët e skuadrës, por duket se bisedimet mes babait të tij dhe PSG- së kanë avancuar dhe mendohet se është arritur një parakontra­të.

RRITJE RROGE - Kapriciot, tekat dhe dëshirat për të nisur aventura të tjera janë thjesht çështje mediatike. E vërteta për çdo lojtar që largohet nga një ekip për të shkuar te një tjetër është paga vjetore. Edhe këtë herë fundi është i njëjtë. Babai i Nejmarit i ka komunikuar klubit katalanas se kërkon ndryshimin e detajeve të kontratës së rinovimit, që u firmos disa muaj më parë dhe e mban të lidhur lojtarin deri në vitin 2021. Kërkesë, e cila duket se është ndeshur me një "mur" të ekipit spanjoll dhe drejtuesit nuk kanë ndër mend t'ia plotësojnë këtë kërkesë, pavarësish­t se e quajnë shumë të rëndësishë­m.

TAKIM ME BARÇËN - Ndërkohë që Nejmar tregoi se është një nga lojtarët më në formë të momentit në ndeshjen miqësore ndaj Juventusit, i ati i tij pati një takim me drejtuesit e Barcelonës. Ai bisedoi për disa orë me Albert Soler ( drejtor i përgjithsh­ëm i sportit) dhe Robert Fernandez (sekretar teknik). Megjithatë, fundi i këtij takimi nuk ishte ai që të gjithë prisnin dhe palët janë larguar pa arritur një marrëveshj­e mbi të ardhmen. Ky fakt e shtyn akoma më shumë Nejmarin drejt PSG-së, ndërkohë që bisedimet vazhdojnë paralelish­t me të dyja skuadrat.

MESI- SUAREZ - Kanë qenë Lionel Mesi dhe Luis Suarez dy lojtarët që bindën Nejmarin që të mos largohej nga Barcelona. Duket se dëshira e tij është të qëndrojë, por tani situata është futur në një vorbull të pakuptuesh­me. Dy shokët e repartit i thanë se nuk është momenti i duhur për të ndryshuar ekip dhe nuk duhet t'i linte vetëm. "Mos na lër vetëm tani! Duhet të jesh në ekipin tonë dhe të vazhdojmë rrugën që kemi nisur", ishte deklarata e Mesit në drejtim të Nejmarit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania