Panorama Sport (Albania)

Kutinjo pasardhësi, rritet oferta për Liverpulin

-

Nuk ka asgjë të sigurt për Nejmarin, prandaj Barcelona po përgatitet edhe për një largim të mundshëm të tij drejt PSG-së. Për këtë fakt, drejtuesit mendojnë se Kutinjo është lojtari ideal për ta zëvendësua­r braziliani­n. Oferta e parë e Barcelonës ishte 72 milionë euro, por u refuzua menjëherë nga drejtuesit e të kuqve dhe nga trajneri Klop. Megjithatë, kjo nuk i ndal katalanasi­t që të heqin dorë prej tij. Ditën e djeshme është bërë një tjetër ofertë, e cila shkon deri në 89 milionë. Një shifër që duket se tundon Liverpulin, edhe pse Klop e konsideron si një nga lojtarët më të rëndësishë­m të ekipit të tij. Për momentin nuk mund të ketë zhvillime, për aq kohë sa Nejmar nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania