Panorama Sport (Albania)

Kompani misterioze nga Katari, ja si PSG-ja i shmang gjobat e UEFA-s

Pritet që klauzola e Nejmarit të paguhet nga ortakët e Al Khelaifit

-

PSG- ja ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes nga UEFA dhe është hetuar gjithmonë për "Fair Play"-n financiar. Diçka e tillë duket se i pengon drejtuesit e PSG-së që të nxitojnë për të paguar 222 milionë euro për kartonin e Nejmarit. Një herë janë gjobitur 22 milionë euro, një herë kanë pasur kufizime në shpenzime deri në 54 milionë dhe herën e tretë duhet të regjistron­in vetëm 21 lojtarë nga 25 të tillë në Ligën e Kampionëve. PSGja ka marrë kërcënime se mund të përjashtoh­et nga kompeticio­net e UEFA-s dhe Barcelona shpreson që ky problem të mos e lejojë që të blejë yllin e ekipit.

FOND NGA KATARI - Mirëpo, drejtuesit e PSG-së nuk do ta humbasin shansin për të transferua­r në ekipin e tyre një nga lojtarët më të mirë në botë dhe janë duke bërë të gjitha përpjekjet për të gjetur një fond nga Katari, i cili do të blejë kartonin e braziliani­t. Një kompani investimes­h, e cila ka gjithashtu aksione në ekipin e PSG- së, duket se ka dalë garant për shpenzimin e 222 milionë eurove. Kartonin e lojtarit do ta blejë pikërisht kjo kompani nga Katari dhe pastaj do ta transferoj­ë te PSG- ja. Në këtë mënyrë, ekipi francez nuk do të kishte asnjë humbje në bilancin e tij, përveçse pagesës vjetore për lojtarin. Edhe fondi i fshehtë apo blerja e kartonit të lojtarit nga kjo kompani, supozohet që do të ketë përfitime nga të ardhurat e imazhit dhe reklamat që sjell Nejmar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania