Panorama Sport (Albania)

Gazetat spanjolle, kaos me lajmet për braziliani­n

-

Nuk është vetëm e ardhmja e paqartë, por edhe e tashmja. Gazetat e ndryshme spanjolle nuk kanë qenë asnjëherë në të njëjtën linjë në raportimin e lajmeve për braziliani­n Nejmar. "Marca" dhe "As" e kanë të vështirë të lexojnë zhvillimet që po ndodhin në kampin katalanas dhe vendimin që i ati i Nejmarit ka marrë. Ndërkohë, gazetat e Barcelonës "Sport" dhe "Mundo Deportivo" ishin të sigurta se Nejmar nuk ka asnjë shans të largohet nga ekipi, por dje u lëkundën në qëndrimin e tyre. Më shumë ato janë marrë me prapaskena­t dhe bisedat që Nejmar ka pasur me lojtarët si Pike, Buskets, Mesi dhe Suarez për të qëndruar, sesa me atë që do të ndodhë në ditët e ardhshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania