Panorama Sport (Albania)

Konte: E mendova largimin nga Çelsi

Trajneri shpjegohet: E pata të vështirë qëndrimin larg familjes

- Përgatiti: LEDIO NASE

Nostalgji për familjen dhe Italinë, merkato që nuk po bindte pas një sezoni fitues ( por megjithatë të lodhshëm) ku ishte shpallur kampion i Premier Ligës dhe së fundi edhe joshja e Interit. Antonio Konte kishte menduar vërtet të largohej nga Çelsi. Dhe e pohon në një intervistë të gjatë të dhënë për shtypin anglez ditën e djeshme, duke i dhënë fund heshtjes që zgjaste gjashtë muaj. "Pas një sezoni të vështirë, është vërtet e rëndësishm­e të shohësh pas, të reflektosh mbi sezonin që u mbyll. Ka qenë eksperienc­a ime e parë në Angli, në një vend të ri dhe me mungesën e familjes sime. Duhet të jem i ndershëm: ka qenë një periudhë shumë e vështirë për mua dhe për familjarët e mi. Kur fiton, mendon se gjithçka është më e lehtë, por realisht nuk është kështu", shpjegon Konte, që disa kohë më parë ka firmosur edhe kontratën e re me Çelsin (11 milionë euro në sezon).

E ARDHMJA - Meditimi ka zgjatur disa javë, më pas Konte ka larguar çdo dyshim, pavarësish­t kërkesës së vazhdueshm­e nga zikaltrit. "Kam zgjedhur të vazhdoj me Çelsin sepse gjetëm një mënyrë për të parë së bashku të ardhmen. Çelsi është një klub i madh, por nuk mund të gabojmë, do të ishte e rrezikshme. Duhet të përmirësoh­emi dhe të rritemi për të ndërtuar diçka të madhe".

MORATA DHE DIEGO KOSTA - Blerja e Moratës i ka rikthyer buzëqeshje­n trajnerit italian. "E kam kërkuar që në kohën kur drejtoja Juventusin. Atëherë ishte shumë i ri, por tashmë ka fituar më shumë eksperienc­ë dhe është gati për Çelsin. Ai dhe Lukaku janë në të njëjtin nivel, zgjedhje të para për klube si Çelsi dhe Junajtid".

Në vazhdim, Konte qartëson edhe çështjen Diego Kosta: "Situata ka qenë e qartë që në janar: në fund të sezonit, rrugët do të ishin ndarë. Kam respektuar vendimin tim. Është për t'u çuditur që dikush ka mbetur keq".

RAPORTI ME ABRAMOVIÇ - Me Roman Abramoviç

duket të jetë kthyer qetësia, Konte jep fjalën: "Për çdo trajner është e rëndësishm­e të shprehë idetë dhe për të ndërtuar themele të forta shërben besimi i klubit. Gjithmonë kam dashur ta vazhdoj projektin me Çelsin, ndaj vendosa të rinovoj kontratën me klubin".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania