Panorama Sport (Albania)

Edhe Murinjo në luftë për Verratin, ofertë zyrtare prej 80 mln € për PSG-në

Pritet të jetë vendimtar Mino Raiola, menaxheri i ri i mesfushori­t

-

Zhoze Murinjo, Marko Verrati, Mino Raiola. Tre emra që mjaftojnë për të kuptuar që afron një lëvizje e madhe në merkato. Mançester Junajtid mendohet të ketë paraqitur një ofertë prej 60 milionë sterlinash (rreth 78 milionë euro) për Marko Verratin. E konfirmon shtypi anglez, sipas të cilit "djajtë e kuq" kanë shfaqur një interes të madh për mesfushori­n italian (me vitlindje 1992), i cili së fundi është tashmë një klient i Mino Raiolës, një menaxher i mësuar me transferim­e të këtij niveli. KËRKOHET MARSIAL - Nga Parisi, megjithatë, duket të jenë të gatshëm të nisin bisedimet vetëm nëse në marrëveshj­e do të përfshihej kartoni i Entoni Marsial, sulmuesi anësor i "djajve të kuq" që pëlqehet edhe nga Interi. Zikaltrit kanë provuar ta transferoj­në në Milano, duke kaluar në Angli mesfushori­n kroat Ivan Perisiç, por Mançester Junajtid ka bërë mur. PSG-ja e sheh kështu veten në qendër të një trinomi të merkatos, pas asaj që mund të kalojë Nejmarin nga Barcelona në Francë, për 222 milionë euro.

ME MËNYRËN E RAIOLËS - Gjithmonë duke u mbështetur te lajmet e shtypit anglez, bisedimet me drejtuesit parisienë janë nisur nga Ed Uduard, zëvendëspr­esidenti i Junajtid. Dhe fakti që tanimë Verrati po ndiqet nga Raiola, mund të jetë një avantazh për klubin anglez. Agjenti ka menaxhuar edhe transferim­e të pasura në favor të Mançesteri­t, si Pogba, Ibrahimovi­ç, Lukaku, Mkhitarjan dhe ka gjithashtu raporte shumë të mira me PSGnë, ku ka kaluar Matuidinë, vetë Ibrën dhe Maksuellin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania