Panorama Sport (Albania)

Siti zyrtarizon Danilon, në Europë mbrojtësit kushtojnë sa sulmuesit

-

Klubi i Mançester Sitit ka zyrtarizua­r blerjen e Danilos, mbrojtësit anësor të Brazilit, të ardhur nga Reali i Madridit. Lojtari, që mund të përshtatet në të dy krahët, do të zërë vendin e lënë bosh nga Kolarov, i kaluar te Roma. Lajmi ka ardhur ditën e djeshme përmes faqes zyrtare të klubit anglez. Danilo, që firmosi një kontratë katërvjeça­re, i kushtoi rreth 40 milionë euro Sitit. Shpenzim marramendë­s që bashkohet me atë të Kajl Uoker (51 milionë euro) dhe Mendit, që mund të bashkohet me "qytetarët" për 57 milionë euro. Guardiola tashmë ka një mbrojtje "të artë" për sezonin që vjen. Gjatë kësaj vere po merr gjithmonë e më shumë vëmendje nga një rol që dikur i takonte qendrës, ndërsa tashmë u përket krahëve. Vetëm 20 ditë pas hapjes së merkatos, për pesë lojtarët e afruar në pozicionin e mbrojtësit anësor janë shpenzuar 166,7 milionë euro, me Mançester Sitin klubin që ka shpenzuar më shumë në këtë aspekt, ndërsa 57 milionët që do derdheshin në arkat e Monakos për Benxhamin Mendin, thjesht do të thellonin "avantazhin" e anglezëve në këtë drejtim.

KAJL UOKER (56,7 MILIONË EURO, MAN. SITI)

Me blerjen e tij nga Siti, 27-vjeçari Kajl Uoker është mbrojtësi më i shtrenjtë (momentalis­ht) në histori, duke tejkaluar 55 milionë eurot që vetë "qytetarët" kanë paguar për qendërmbro­jtësin Xhon Stons.

DANILO LUIZ (30 MILIONË EURO, MAN. SITI)

Danilo largohet nga Reali i Madridit pas dy sezonesh me fanellën e spanjollëv­e, të karakteriz­uar nga ulje-ngritje të vazhdueshm­e. Megjithatë madrilenët nuk dalin të humbur nga marrëveshj­a, pasi e kanë shitur me të njëjtin çmim që e blenë dy vite më parë nga Porto.

NELSON SEMEDO (30 MILIONË EURO, BARCELONA) Portugezi ka zbritur në vendin e tretë në klasifikim­in e transferim­eve më të shtrenjta këtë verë, pasi Barcelona i pagoi Benfikës një shifër prej 30 milionë eurosh, plus 5 milionë që do të paguhen për çdo 50 ndeshje të lojtarit.

TEO HERNANDEZ (26 MILIONË EURO, REAL MADRID)

Klubit të Realit i nevojitej një lojtar që të konkurront­e dhe t'i jepte Marselos mundësinë për të pushuar dhe Teo Hernandez ishte i përzgjedhu­ri. 19-vjeçari me origjinë franceze vjen nga Atletiko e Madridit, pasi u la i lirë nga Alaveshi verën e kaluar. ANDREA KONTI (25 MILIONË EURO, MILAN)

Mbrojtësi italian, i cili pak kohë më parë mori pjesë në Europianin U-21 me kombëtaren e tij, u la i lirë nga Atalanta për shifrën e 24 milionë eurove. Konti është vetëm një nga blerjet e arritura nga Milani gjatë kësaj merkatoje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania